Përkeqësohet për shkak të erës së fortë, situata nga zjarri në Dropull dhe Finiq. Mësohet se prej disa orësh 21 efektivë të FA, 54 forca zjarrfikëse me 14 mjete zjarrfikëse nga Finiqi, Dropulli, Saranda, Himara, Delvina, Gjirokastra, Tepelena, Përmeti dhe Konispoli, si dhe helikopteri Cougar, janë duke punuar për izolimin e flakëve.
Vështirësi është hasur dhe në zonat kodrinore, si pasojë e tymit dhe terrenit jo të favorshëm. U është bërë thirrje nga Ministria e Mbrojtjes banorëve në fshatrat e përfshirë nga zjarret, të bashkëpunojnë me forcat në terren në rast nevoje, për të evituar çdo rrezik për jetën e tyre.
The post Përkeqësohen zjarret në Dropull dhe Finiq, shkak era e fortë appeared first on Lapsi.al.