Gjendja shëndetësore e Anastas Janullatos, Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë është përkeqësuar. Gazeta greke “Protothema” ka dhënë detaje mbi trajtimin që po i bëhet atij në spitalin “Evangelismos” të Athinës.
“Gjendja e Lumturisë vlerësohet kritike nga mjekët që po e kurojnë”, – citon ”Protothema” një njoftim mjekësor të bërë nga spitali. Prelati 95-vjeçar po monitorohet nga afër nga ekipi mjekësor i spitalit, nën drejtimin e profesorit të Pulmologjisë dhe Kujdesit Intensiv, Anastasia Kotanidou.
Janullatos u shtrua në një spital të Tiranës për shkak të një virusi që po e shqetësonte më 30 dhjetor. Gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua dhe më 3 janar u pa i nevojshëm transferimi i tij në Athinë. Para shtrimit në spital, Janullatos kishte pasur një kaluar të komplikuar mjekësore pasi kishte shfaqur simptoma të virusit.
Ai u transportua nga Shqipëria me një mjet të Forcave Ajrore Greke. Transporti u krye me një avion C-27. Ai u shoqërua nga një mjek dhe dy infermierë. Avioni u ul në aeroportin ushtarak të Elefsinës në orën 19:34 të së enjtes mbrëma dhe menjëherë më pas Kryepeshkopi u transferua në spitalin “Evangelismos”. ©LAPSI.al
The post Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Kryepeshkopit Janullatos appeared first on Lapsi.al.