Një 53-vjeçar nga Korça është arrestuar pasi u kap duke transportuar një sasi pijesh alkoolike të futura kontrabandë nga Greqia. Ai u ndalua në aksin rrugor “Kapshticë-Bilisht”, ku gjatë kontrollit në automjetin e tij u zbuluan pije të paregjistruara, që dyshohet se kishin hyrë në vend pa u zhdoganuar.
Ndërkohë, tre punonjës të doganës në pikën kufitare të Kapshticës janë proceduar penalisht, pasi dyshohet se nuk kanë kryer detyrat e tyre ligjore për ndalimin e këtij rasti.
Policia ka sekuestruar pijet dhe automjetin që përdorej për transport, ndërsa materialet i janë kaluar Prokurorisë për hetime të mëtejshme.
Gjatë operacionit, në aksin rrugor “Kapshticë – Blilisht”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin A. Ll.
“Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur një sasi pijesh alkoolike, të cilat dyshohet se janë futur në Shqipëri, pa kryer procedurat e zhdoganimit.
Në vijim të veprimeve për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi A. Ll., 53 vjeç banues në Korçë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe ” Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë”.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit K. P., 45 vjeç, A. G. 61 vjeç dhe R. M., 40 vjeç (doganierë), pasi dyshohet se nuk kanë kryer veprimet për zhdoganimin e mallrave, sipas ligjit”, njofton policia.
The post Pije alkolike kontrabandë nga Greqia, 53-vjeçari kapet me 3 doganierë në Kapshticë appeared first on Lapsi.al.