Drejtimi i shtetit është domosdoshmërisht në duart e një ose të disave apo edhe të më shumëve. Kur të gjithë këta i drejtojnë përpjekjet e tyre për të mirën e përgjithshme, ky shtet qeveriset mirë. Por kur një të paktën, apo shumë, shikojnë vetëm interesin e tyre, duhet të presim një zhvillim për keq… shkruante shekuj më parë Aristoteli…
Rasti i Arben Ahmetajt me intervistën e pak ditëve më parë, sikur donte të na sillte nder mend, ose ‘’donte të na vërtetonte’’ edhe një herë se sa me vlerë janë thëniet e filozofit të madh. Pas intervistës folën shumë. U bënë komente , emisione, artikuj dhe shumë bla bla bla…E lagu se lagu. Tigri u bë luan??? Tha apo nuk tha të vërtetën? Shumë …‘’Robe-çjerë’’ tjerin e mballosin. Ndërkohë ‘’Uliksi’’- jonë, (që i “ngjante” Bekim Fehmiut) duket sikur vazhdon rrugën për në ‘’Itakën’’ e tij duke dëgjuar këngët e Sirenave…
E vetmja që nuk është degjuar deri më tani është ‘’sirena’’jonë- Drejtësi dhe ata që u përfolën. Drejtësia duket se është në letargjine dimërore… Vetëm me një Drejtësi të heshtur dhe të munguar në rastet më kritike, shteti mund të arrijë në pikën më të dobët në të cilën ndodhet sot…paçka se nga ç’këndvështrim e shikojmë, apo duam ta shikojmë. Dhe nuk duhet të harojmë se vlerat dhe forca e një shteti, varen edhe nga karakteri i atyre që drejtojnë, se sa nga lloji i ligjeve që ka…apo që do të ketë.
The post Pirro Naçi: Drejtësia në… letargji appeared first on Shekulli.