Një 26-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar sot në Kavajë. Bëhet fjalë për Viktor Tafën, i cili është i akuzuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale në Itali, për trafikim të lëndëve narkotike.
Mësohet se në vitin 2023, Gjykata e Bolonjës i ka caktuar Tafës masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale. Pritet ekstradimi i të riut drejt Italisë.
The post Pjesë e një organizate kriminale në Itali për trafik droge, arrestohet në Kavajë 26-vjeçari me qëllim ekstradimin appeared first on Lapsi.al.