Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në Fier, ku një person është plagosur me αrmë zjarri.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier rreth orës 21:00, kanë marrë njoftim se në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Zogut të Zi”, një shtetas ka plagosur me armë zjarri një shtetas tjetër.
Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur identifkimin e autorit të dyshuar, shtetasin Mikel Beqaj, banues në Cakran dhe janë vënë në ndjekje të tij.
Shtetasi Mikel Beqaj në rrethana ende të paqarta ka plagosur me armë zjarri shtetasin G. H., 40 vjeç, banues në Fier. 40-vjeçari është transportuar në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendngjarje me qëllim zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes” – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al
The post Plαgosje me αrmë në Fier, policia vihet në ndjekje të autorit appeared first on Lapsi.al.