Të shtëna αrmësh u dëgjuan në qendër të Vlorës në momentet që ndodhi ndërprerja e energjisë elektrike. Mediat raportojnë se bëhet fjalë për një konflikt mes disa të rinjve në Bulevardin “Ismail Qemali”.
Policia është njoftuar për konfliktin përmes një telefonate ku thuhej se ka pasur një sherr dhe të shtëna armësh. Sipas të dhënave, njëri nga personat ka qëlluar në ajër dhe për momentin nuk lajmërohet për persona të lënduar.
Uniformat blu janë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për identifikimin e personave të përfshirë në sherr. ©LAPSI.al
The post “Plasi sherri”/ Të shtëna αrmësh në mes të Vlorës gjatë mungesës së energjisë appeared first on Lapsi.al.