Deputetët demokratë dhe ato të Lëvizjes Socialiste për Integrim bashkuan votat në Komisionin parlamentar të Ligjeve duke u shprehur kundër miratimit të p/ligjit “Për Arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”a Megjithatë, drafti u kalua për miratim me votat e Partisë Socialistea
Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ndërsa shprehu qëndrimin kundër draftit, theksoi se nuk sjell asgjë të re për krijimin e shërbimeve të reja në QSUT dhe nuk vendos as kritere përsa i përket perzgjedhes së shefave të departamentevea
“Asgjë e re nuk i vjen shërbimita As në të mirë të popullatës dhe as në dobi të saja As relacioni shpjegues nuk tregon që ndërtohet një shërbim i ria” u shpreh Vasilia “Ministrat përkatës kanë pranuar që të tërhiqen nga nenet 4-6 dhe të vazhdojnë diskutimin për nenet e tjeraa Ky qëndrim është edhe publik, por edhe qëndrim zyrtar sepse është një nga komisionet përgjegjësea Nuk e gjej me vend që të diskutojmë ne jo si komision përgjegjës ku përfshihet edhe çështja e bordit që u provua që ky propozim është i paqëndrueshëm, pa asnjë lloj logjike brenda, që as ka për të ndihmuar kërkimin shëndetësor dhe as për të ndihmuar menaxhimin e spitalita Përkundrazi aktorët e përfshirë në proces e përkeqësojnë menaxhimin e spitalit, përveç që shtojnë amullinë”, tha Vasilia
Ndërsa deputeti i Partisë Demorkatike, Oerd Bylykbashi, i cilësoi ndryshimet në këtë ligj si ndërhyrje për të marr nën kontroll strukturën drejtuese të shërbimeve spitalorea
“Ndërhyrjet që bëhen sot nuk justifikohena Është ndërhyjen për të marrë konotrolli e mekanizmit për të vendosur njerëz të tjerë”, u shpreh Oerd Bylykbashia
Drejtori i Drejtorisë Juridike në Ministrinë e Arsimit Erzen Tola bëri dhe prezantimin ndryshimeve që kërkohen të realizohena
“Projektligji parashikon ndryshime në nenin 5 dhe 6 të projektligjit të cilat konsistojnë në riorganizimin në pikëpamjet arsimore dhe të autoriteteve drejtuese të institucione arsimore duke përfshirë departamentin si strukturë shumë të nevojshme në organizimin e institucionit të arsimit të lartëa Duke marrë parasysh veçantinë e shërbimit, me varësi të dyfishtë dhe rëndësinë e funksionimit normal të shërbimit për të ofruar një shërbim shëndetësor cilësor, por dhe mësimdhënie bashkëkohore, projektligji ka parashikuar që mënyra e organizmit të shërbimeve si dhe kriteret e përzgjedhjes së përgjegjësive të shërbimit të miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave me propozim të ministrit përgjegjës për shëndetësinë”, tha Tolaa
Relatorja e këtij projektligji, deputetja Vasilika Hysi deklaroi se rikthimi i departamenteve synon që të rregullojë pasojat që sollën ndryshimet e bëra në ligj në vitin 2010a
“Ndryshimet e bëra në ligjin në vitin 2010 kanë paraqitur disa probleme si në organizimin shërbimita Por ato në atë periudhë, suprimuan departamentet që janë njësia bazë arsimore dhe e kërkimit në nivel universitara Duke qenë se qendrat spitalore universitare nuk janë vetëm qendra që merren me diagnostifikimin dhe trajtimin specializuar, por janë dhe qendra arsimore dhe kërkimore, ligji që na paraqitet synon pikërisht të rregullojë këtë raport midis këtyre dy aspekteve specifike që kanë qendrat universitare mjekësore”, tha Hysia
“Është e vërtetë që komisioni përgjegjës ka bërë një mbledhje të përbashkët dhe kanë qenë ministrat dhe kanë diskutuar për thelbin dhe kanë rënë dakord, por ne jemi për dhënie mendimi për kushtetutshmërinë dhe për ligjina Ne kaq shprehemi, për substancën shprehen ata në komision”, tha Xhafaja
Source: Tema – Aktualitet