Policia e Shtetit bëhet gati për të hyrë në Lazarata Një plan sekret është hartuar për mënyrën se si do zbarkohet në fshatin ku mbillet drogë dhe do pritet momenti për të vepruara Kjo raportohet nga gazeta Ditaa
Autoritetet vendore janë paralajmëruar për ndërhyrje në rrugë ligjore, madje edhe janë paralajmëruar se nëse banorët do tentonin të kultivonin, nuk do të kursehej goditjaa Për këtë shkak drejtues të lartë të Policisë pothuajse çdo javë gjatë dy muajve të fundit kanë vizituar fshatin, për të inspektuar nga afër lëvizjet e banorëve dhe autoritetevea Pranohet se një pjesë e banorëve e kanë shpërfillur këshillën e policisë për të mos mbjellë më hashash dhe fshehurazi kanë kultivuar në vazo dhe sera në bodrume dhe tarraca bimë narkotike dhe po përgatiten për fazën e mbjelljesa
Oficerë të lartë të Policisë së Shtetit këmbëngulin se nuk bëhet fjalë për plantacione, por ka kultivime të konsiderueshme në kubikë sere dhe që kanë arritur një gjatësi optimale deri në 20 centimetra dhe që duhen mbjellë në sipërfaqe tokea Muaji maj dhe ditët e para të qershorit janë kufiri për të mbjellë në tokë bimën narkotike, ose në të kundërt mund të kultivohet në vazo lulesh, por nuk merr gjatësi dhe peshë të madhea
“Kemi informacione se familje të caktuara kanë kultivuar në sera të vogla apo vazo bimët narkotikea Në parcela ende nuk kanë nisur të mbjellina Nuk ka plantacione dhe nuk mohohet se po tentohet kultivimi edhe në këtë sezon, megjithëse shumë herë më pak se vitet e kaluaraa Po bëjmë gati një plan operacional dhe pas monitorimit me avionë do të veprojmë në çdo zonë, përfshi edhe Lazaratin”, tha një oficer i lartë i Policisë së Shtetit për gazetëna
Disa media kanë kapur me pamje vazot e mbjella me hashash për kultivim në mënyrë të fshehtëa Madje vetë banorët u kanë thënë se po bëhen gati për mbjelljen nëpër parcela, pavarësisht paralajmërimevea Deri tani askush në fshat nuk ka mbjellë në parcela, por nuk përjashtohet kultivimi në zonën e pyllëzuar përretha Monitorimi që nis të hënën me avion do përcaktojë hartën e gjelbërt të hashashit në Lazarat dhe më teja
Edhe dje një ekip oficerësh kanë vizituar fshatin Lazarat për inspektim dhe komunikim me autoritetet, për t’i paralajmëruar për herë të fundit se nuk do të ketë më tolerimea Detajet e operacionit që pritet të nisë para dhënies së Statusit nuk bëhen publikea Mësohet se ndërhyrja në zonat ku kultivohet është parashikuar brenda muajit maj, deri në mesin e muajit qershor, që përkon edhe me kohën e limituar të mbjelljes së bimësa
Source: Tema – Aktualitet