“Lëvizja Vetëvendosje do të zmbrapsë kriminelët dhe do t’ çojë në burg, ndërsa burgu i ri që po ndërtohen në Dyz të Llapit do të shndërrohet në seli të qeveritarëve të vendit”a
Kështu ka deklaruar lideri i VV-së, Albin Kurti, në prezantimin e kandidatëve për deputetë të këtij subjekti në Prizrena
Para të pranishmëve, të cilët qëndronin nën tenda, në një mot të nxehtë, Kurti ndër tjera tha se duke qenë shpesh nëpër rrugë, asnjëherë nuk ka parë që policia të ketë ndalur ndonjë “xhip” , por vetëm vetura të lira dhe kjo dëshmon se polica po frikësohet nga kriminelët, në vend që të ndodhte e kundërtaa
“Me ardhjen në pushtet, VV do të bëjë që kriminelët të frikësohen nga policiaa Në rast se ne bëhemi të guximshëm, ata bëhen frikacakë sa s’ka”, tha Kurti teksa kujtoi një thënie popullore, se “në gjah pushka duhet mbushur për ujk”a
Në shpalosjen e programit për shëndetësinë të këtij subjekti, Kurti tha se VV parashikon që në rast të sëmundjes së qytetarit, ai në asnjë mënyrë nuk duhet të mendojë se sa është thellësia e xhepit të tij për të paguar shpenzimet, por vetëm se në çfarë shkalle ka arritur sëmundjaa/ZERI
Source: Tema – Aktualitet