Zbardhet dosja e prokurorisë së Vlorës që çoi në prangat e policisë kandidatin fitues për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri, vetëm një ditë para zgjedhjeve të 14 Majita
Në dosjen e zbardhur nga Panorama TV thuhet se padia ndaj Belerit është bërë në datë 8 Maj nga një person me iniciale AaRa i cili ka thënë policisë se Beleri dhe persona të tjerë të shtabit të tij elektoral i kanë ofruar para në këmbim të votësa
Pas denoncimit, ai ka rënë dakord që të takojë sërish Belerin dhe të regjistrojë bisedën për të faktuar akuzat e ngritura ndaj tija
Sipas dosjes së prokurorisë, Beleri premtonte pagesa nga 50 deri në 200 euro në këmbim të votës, si dhe premtim për skemën e përfitimit të shtetësisë greke dhe pensionit në shtetin greka
Dy ditë më pas, në datën 10 Maj ai është takuar sërish me Belerin gjatë paradites në një lokal në zonën e Potamita Aty ata kanë rënë dakord që shtetasi AaRa do të hartonte një listë zgjedhësish që do të votonin pro Belerit dhe pastaj do ia dorëzonte atija
Më pas gjatë pasdites, ai i ka thënë Belerit se ka siguruar një listë prej 13 personashaBeleri i ka premtuar një pagesë 50 euro për çdo votues dhe 300 euro për të, kur të bindej se personat që kishin emrin në listë kanë votuar për tëa
Shtetasi AaRa është takuar me një person me emrin Pandeli Kokaveshi për t’i dorëzuar listën e votuesve për Belerina Ky i fundit i ka dhënë 40 mijë lekë të reja si pagesë për 8 vota, duke thënë se emrat e tjerë në listë i kishte siguruar aia
“Shtetasi AaSa e ka pyetur nëse i ka dhënë gjë për të Fredi dhe ai i ka thënë që do të flisnin prapë”, thuhet në dosjen e prokurorisëa
The post Premtonte 50 deri në 200 euro për votë dhe pension në shtetin grek, zbardhet dosja e prokurorisë për Fredi Belerin, si u fut në kurth nga i ‘infiltruari’: Po unë do marr gjë?! appeared first on Gazeta Shqiptare Onlinea