Shqipëria meriton marrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Europian në muajin Qershora Kjo u theksua në Tiranë nga Presidenti austriak Heinz Fischer, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare, i shoqëruar edhe nga një grup biznesmenësh nga Austriaa Presidenti i Austrisë theksoi se mes Shqipërisë dhe Austrisë ekzistojnë marrëdhënie të mira, të cilat duhet të zgjerohen në fushat ekonomike dhe kulturore duke shfrytëzuar potencialet që ekzistojnëa
Në konferencën e përbashkët për mediat me homologun shqiptar Bujar Nishani, Fisher vuri theksin në luftën kundër korrupsionit, vendosjen e shtetit ligjor, krijimin e një klime sa më të mirë për investimet, pra me një fjalë për standardet më të mira europianea
“Mbështesim marrjen e statusit nga Shqipëria dhe jemi të bindur se jeni të rrugë të mbarëa Shqipëria luan një rol stabiliteti në rajon dhe kjo është një gjë shumë e mirë”, theksoi Fishera
Ndërsa Presidenti Bujar Nishani theksoi se statusi i vendit kandidat është një moment vlerësimi për shqiptarët për atë që kanë arritur deri tani, si dhe një moment inkurajues për të ecur përpara në rrugën e reformave dhe standardeve europianea
“Shqipëria ka shumë sfida, por njëra prej tyre është ajo që Shqipëria nuk mund të krahasohet më me standardet shqiptare, pasi shqiptarët kanë nevojë të krahasohen me ato europianea Për Shqipërinë nuk ka alternativë tjetër përveç asaj të integrimit në BE, integrimi është një proces që ka disa hapa dhe fazaa Një proces që ka shumë sfida përpara ku përgjegjësia kryesore është e Shqipërisë dhe shqiptarëvea Por në këtë proces ndihma dhe mbështetja është e pazëvendësueshmea Edhe nga biseda që pata me Presidentin Fisher jam optimist për marrjen e statusit në Qershor”, tha Kreu i Shtetit shqiptara
Duke iu referuar takimit me homologun austriak, Nishani theksoi se kishin biseduar për një gamë të gjerë çështjesh që lidhen me marrëdhëniet mes dy vendeve tona, integrimin europian, situatën në rajon dhe zhvillimet e fundit ndërkombëtarea
“Marrëdhëniet mes dy vendeve janë të shkëlqyeraa Austria avokate e interesave tona strategjikea Austria ka ndihmuar dhe investuar shumë në Shqipëri dhe mbetet mbështetësja e fuqishme që Shqipëria të ketë një demokraci funksionalea Synojmë të mbështesim rritjen e bashkëpunimit të gjithanshëm, të intensifikojmë dialogun politik duke shtuar vizitat e ndërsjellëta, veçanërisht ato të nivelit të lartëa Austria është një nga 3 vendet më të rëndësishme të investimeve në Shqipëri dhe një partner i rëndësishëm biznesia Gjithashtu projekti TAP dhe ai Adriatiko Jonian ofrojnë mundësi të shumta edhe për kompanitë austriakea Biznesi austriak do të vazhdojë të gjejë një klimë miqësore në Shqipëri”, theksoi Nishania
Në vijim ai shprehu vendosmërinë për vijimin e reformave, vecanërisht atë në drejtësi duke e ruajtur nga ndikimet politike dhe grupet e interesita
“Austria mund të luajë një rol të rëndësishëm për integrimin europian dhe përfshirjen e Kosovës në inisiativat rajonale”, tha Nishania
Source: Tema – Aktualitet