Geraldina, vajza e Princ Lekës dhe Elia Zaharias, ka festuar pak ditë më parë ditëlindjen e 4. Datën 22, Geraldina e ka festuar në një ambient mjaft familjar me mamin, Elia Zaharian dhe gjyshërit e saj, në një festë të vogël dhe të ëmbël.
Por ditën e djeshme, festa ka qenë e përmasave të mëdha. Princ Leka, ka ndarë pamjet nga festa e 4-vjetorit të vajzës së tij. Padyshim në ambientet e ditëlindjes nuk ka munguar partnerja e Princit, Blerta Celibashi.
Fotografja shihet në pamjet e ndara duke pritur të ftuarit, disa prej të cilëve ishin edhe personazhe publik.
“Dje festuam një moment magjik për Geraldinën. Nga shkëlqimi i flokëve të borës te tingujt e të qeshurave, mbretëria jonë me temën e Frozen u mbush me ngrohtësi dhe mirësi.
Ndjejmë mirënjohje të thellë për çdo mik që na u bashkua, jo vetëm për të ndarë këtë festë, por për të bërë këtë ditë plot gëzim, dashuri dhe lumturi të vërtetë. Ishte me të vërtetë një takim zemrash të mira, një mbledhje që na kujtoi forcën dhe bukurinë e miqësisë”, shkruan Princ Leka.
The post Princ Leka dhe Blerta Celibashi i organizojnë Geraldinës ditëlindjen përrallore (VIDEO) appeared first on Albeu.com.