Historia e krimit monstruoz të mjekut gjerman pedofil që kishte dhunuar dhe vrarë një 14 vjeçarea Shfaqja e Anton Krasniqit, kosovari që organizoi rrëmbimin e mjekut të arratisur dhe nxjerrjen e tij para drejtësisë
Dy ditë me radhë nga mëngjesi deri në mbrëmje para gjykatës në Mulhouse të Francës zgjati procesi gjyqësor lidhur me rastin Bamberskit të vitit 1982, që ka të bëjë me mjekun gjerman pedofil vrasës DraDieter Krombach, i cili kishte paralizuar 14 vjeçaren franceze Kalinka Bamberski, të cilën e dhunonte sistematikisht dhe më pas e vrau me injeksion vrasësa
Por, Anton Krasniqi, kosovari që kishte dëgjuar për rastin tmerrues, në vitin 2009 arrin të rrëmbej mjekun monstër, të cilin nuk po e ekstradonin autoritetet gjermane në Francë, duke e mbrojtur dhe konsideruar të pafajshëm, derisa gjykata franceze në Muhhouse e kishte shpallur fajtor dhe e kishte dënuar me 15 vjet burg, informon INA nga gjykata në Mulhousea
Historia rrënqethëse Bamberski
Mjeku Krombach një kardiolog nga Gjermani ishte dashuruar nga fillimi i viteve të 80-ta te një grua franceze, e cila ishte e martuar dhe kishte dy fëmijëa Pas një historie të shkurtër, Krombach përfiton zemrën e nënës franceze, e cila vendos divorcin duke marrë me vete dy fëmijët dhe duke shkuar për të bashkëjetuar me mjekun gjermana
Kush do kishte menduar atëkohë se mjeku gjerman adhuronte pedofilinë dhe do praktikonte atë sa herë që i vinte shansia E së fundi, truri i tij kishte bërë një kalkulim të gjymtë, një kalkulim i cili tejkalon të gjitha paramendimet e një njeriu, një paramendim monstruoz të cilin ai arriti të sjell në vepëra
Ai me një injeksion ( kobalt ferricit) paralizoi trupin e Kalinka Bamberskit, vajza 14 vjeçare e gruas së tij, dhe të cilën ai e kishte adoptuar thuajse të ishte babai i vërtetëa Përderisa trupi i Kalinkës ishte i paralizuar, mendja e sajë ishte e qartë, dhe mjeku fillon të shfrytëzoj atë seksualishta
Por këto akte monstruoze një natë të gushtit të vitit 1982 përfundojnë fatalishta Kalinka ngga dhimbjet trupore të dhunimit seksual, arrin të kundërshtoj injeksionin dhe filloj të reagoj duke tentuar të shpëtoj nga duart e këtij mjekua Por rezistenca ishte e kot dhe e kobshme, pasi mjeku monstruoz zgjati dorën dhe merr një injeksion tjetër me një dozë të lartë, dozë kjo e cila jo vetëm që do paralizonte trupin e një vogëlushe por do mbyste cdo qenie të gjallëa
Zemra e saj pushon së rrahuri dikund nga ora 22: 30 përderisa mjeku gjerman vazhdon më tutje të shfryj epshet e tija seksuale në trupin e sajë të vdekur deri kah ora 23:10a
Pas dhunimit, mjeku monstruoz mbuloj trupin e saj dhe la ashtu të vdekur në dhomën e fjetjesa Të nesërmen dikund nga ora 10:15, mjeku shkoj prapë në dhomën e sajë dhe preku me dorën e tij trupin e ftohur dhe të vdekura Ai informoi emergjencën e cila arriti shumë shpejtë por arritja e emergjencës ishte vonë për Kalinkëna
Trupi i saj u dërgua në murgun e qytetit Memingen të Gjermanisë për obduksion, ku gjatë obduksionit si mjek kryesor ishte edhe dhunuesi i sajë Dr Krombach, i cili arriti që me brisk të ndajë pjesët gjenitale të Kalinkës dhe të hedh ato në mikserin e Klinikës së Patologjisëa Në testin patologjik të lëshuar nga Spitali në Memingen shënohet se nuk dihet arsyeja e vdekjesa
Pasi Kalinka ishte një shtetase franceze, i ati i sajë Andre Bamberski kërkoj nga organet shtetërore gjermane që trupi i saj të varroset në Francë dhe jo në Gjermani, gjë që edhe u pranuaa
I ati Andre Bamberski dëshironte të dinte se si është e mundur që një vajzë në këtë moshë të vdes papritmas!? Ai mori që të gjitha dokumentacionet e lëshuara nga patologjia dhe dërgoi tek një profesor gjerman, i cili jetonte dhe punonte në Francë për ti përkthyer atoa Dhe duke analizuar këto dokumentacione dhe testin patologjik zbulohet se organet e saja gjenitale janë të lënduara e nga to rrjedh një lëng i bardhë, i cili nuk është analizuara
I ati Bamberski vendosi që ta nxjerr nga varri trupin e Kalinkës pas 6 javësh për të dërguar atë edhe njëherë në patologji, por kësaj radhe para patologjisë francezea Patologët francez konstatuan se organet gjenitale të Kalinkës mungonin, ndërsa analiza e gjakut dhe e trupit konstatuan se kjo vajzë së pari është anesteziuar me një dozë të 100 fishtëa
I ati i sajë Bamberski arriti të ngritë akuzë para organeve franceze ndaj Dieter Krombach për vrasje, por që organet gjermane nuk reaguan ndaj kësaj akuzea Gjykata franceze në vitin 1996 i dha 15 vite burg në mungesë mjekut gjerman Dieter Krombach, por që organet gjermane refuzuan të ekstradojnë atë në Francëa Që nga viti 1996 dhe deri në vitin 2009, i ati i Kalinkës, Andre Bamberski kishte provuar çdo gjë për të sjellë mjekun gjerman para gjykatës franceze duke provuar katër herë rrëmbimin e tij, por që çdo tentim kishte dështuara
Shfaqja e Antonit dhe rrëmbimi i suksesshëm
Në vitin 2009, Anton Krasniqi, një kosovar i cili jetonte në Austri kishte njohur të atin e dëshpëruar Bamberski, që synonte dërgimin e mjekut monstër para gjykatës francezea Antoni e njohu Bamberskin përmes një gazetareje austriake, e cila kishte shkruar dhjetëra artikuj mbi këtë rasta
Gjatë këtij takimi, Krasniqi i shprehu gatishmërinë Bamberskit që të rrëmbejë mjekun monstruoz nga Gjermania dhe ta sjellë atë para organeve francezea Kështu që në nëntorin e vitit 2009, ai së bashku me dy persona të tjerë ( një rus dhe një gjeorgjian) arritën të rrëmbejnë mjekun monstruoz dhe të lidhur ta lënë atë para gjykatës franceze në Mulhousea
Kosovari informoi policinë përmes një telefonate dhe ata vetëm pas 2 minutave arritën në vendin e ngjarjes dhe arrestuan mjekun pedofil Dieter Krombacha Ky i fundit përfundoi në burg, i dënuar me 15 vjeta(INA)
Source: Tema – Aktualitet