Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan apelon pranë Gjykatës së Apelit Durrës vendimin për “pezullimin nga detyra” të gjyqtarit të Gjykatës së Apelit, njëkohësisht anëtar i KLD-së, Gjin Gjonia
Vendimi u dha nga gjyqtarja Miranda Çekrezi dhe shkaktoi shumë debata
Ministria e Drejtësisë deklaroi se do kërkojë shkarkimin e Çekrezit, pasi vendimi i saj është një kthim nderi për gjyqtarin Gjin Gjoni, i cili ka gjykuar një çështje të Çekrezit në vitin 2011a
Prokuroria e Elbasanit argumenton në kërkesën e saj drejtuar Gjykatës së Apelit se duhet rrëzuar vendimi i shkallës së parë, pasi “kjo Gjykatë nuk përmend të gjitha rrethanat e faktit që ka paraqitur organi i Prokurorisë, nuk i analizon ato dhe për pasojë në mënyrë të paarsyetuar drejt rrëzon kërkesën për caktimin e masës ndaluese”a
Pas kallëzimit të dorëzuar nga ILDKPKI ndaj shtetasit Gjin Gjoni, Prokuroria e Elbasanit ka kryer veprimet e para hetimore, në bazë të të cilave është krijuar bindja e arsyeshme se, për nevoja të mëtejshme të hetimit, personi nën hetim duhet pezulluar nga funksioni i tij si gjyqtar, pasi ekzistojnë shkaqe të rëndësishme që vënë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës e që kanë të bëjnë me detyrën që kryen personi nën hetim si gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë
Po ashtu, Prokuroria e Elbasanit ka prezantuar në dokumentin prej 12 faqesh, edhe të gjitha kundërshtitë e tjera lidhur me arsyetimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan për rrëzimin e kërkesës së saja
Source: Tema – Aktualitet