Familjarët e diplomatëve të akredituar në Shqipëri, apo përfaqësuese të organizatave të ndryshme ndërkombëtare që operojnë në vendin tonë, janë ftuar nga ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Eglantina Gjermeni për të dhënë kontributin e tyre në promovimin e vlerave turistike të Shqipërisëa
Gjatë takimit të zhvilluar, Gjermeni bëri një prezantim të shkurtër mbi potencialet turistike të vendit, projektet dhe nismat e ndërmarra në fushën e turizmitaAjo i ftoi të pranishmet të bëhen partnere në rrugëtimin e Ministrisë, për të promovuar imazhin real të Shqipërisë turistikea
Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit po ndjek një proçes të gjerë takimesh të grupit të punës, diskutime me institucionet e varësisë dhe Ministritë e linjës, për diskutimin e Strategjisë së Zhvillimit të Turizmit 2014 – 2020a
Diskutimet kanë tërhequr mendimet dhe opinionet e përfaqësuesve të grupeve të ndryshme të interesit, duke siguruar që kjo strategji të jetë gjithëpërfshirëse dhe me objektiva realë e largpamësa Të gjitha konsultimet publike po kryhen me mbështetjen teknike të GIZa
E parë nga hartuesit si një platformë pune për pushtetin qëndror dhe atë vendor, strategjia do të shoqërohet nga paketa ligjore, Ligji i Turizmit që harmonizon punën e Qeverisë në fushën e turizmita Parimet bazë të strategjisë përfshijnë zhvillimin e qëndrueshëm, orientimin drejt tregut, ku destinacioni turistik konsiderohet si bërthama e zhvillimita
Source: Tema – Aktualitet