Partia Socialiste ka reaguar sërisht kundër thirrjeve të Partisë Demokratike për protestën që pritet të organizohet të premten përpara godinës së Qeverisëa
“Qytetarë dilni në proteste dhe mbështesni ata që për tetë vjet me radhë ngritën bastionin e drogës në Lazarat, linjat e drogës në tokë, det e mesa duket edhe ajër! Dilni e protestoni bashkë me prodhuesit e drogës, të cilët sigurisht sot kanë të gjitha arsyet pse të jenë të pakënaqur nga puna e policisë dhe e shtetit, që trafikun e drogës po e ndëshkona Dilni në protestë dhe mbështesni ata që hapen kanalet e kontrabandës së naftës dhe cigares, që sigurisht sot janë të mërzitur pasi pagesat e majme për djalin apo vajzën e kryeministrit nuk ua hapin më dyert si gjatë tetë viteve të fundit”, u shpreh në një konferencë për mediat deputetja e PS-së Esmeralda Shkjaua
Duke ironizuar thirrjet e kreut të PD-së Lulzim Basha që ka ftuar qytetarët, qofshin të majtë apo të djathtë, në protestën e 23 Majit, ligjvënësja socialiste theksoi “dilni të premten në protestë për të mbështetur organizatorët e shpërthimit tragjik të Gërdecit dhe vrasjeve të 21 Janarit, që sot më shumë se kurrë kanë filluar ti tremben drejtësisë, që mund të vonojë ende se ende e kanë në dorë me veglat e tyre, por s’do harrojë në asnjë mënyrë të çlirohet e të bëj drejtësi”a
“Të gjithë në protestë, bashkë me punonjësit e ujësjellësit e të gjelbërimit të Bashkisë Tiranë, pavarësisht se sot gjermania zyrtare falenderon Policinë e Shtetit shqiptar për punën e kryer dhe bashkëpunimin e shkëlqyer në ndaljen e trafikut të drogësa Dilni në protestë, pasi tani që statusi i vendit kandidat duket thuajse i sigurtë, tani që të gjitha fuqitë e mëdha duan ta mbështesin Shqipërinë, opozita sigurisht që duhet të tentojë çdo gjë për ta ndalur rrugën tonë drejt Europësa
Të dashur miq, në emër të kryetarit të Partisë Socialiste, të Grupit tonë Parlamentar, ju kërkojmë thellësisht ndjesë për shqetësimin e krijuar nga kjo valë tërbimi pseudo-opozitara Shpif shpif se diçka do të mbetet është motoja e tyre, lufto e prapë lufto kundër krimit e korrupsionit është motoja e secilit prej nesha Dhe sot fatkeqësisht, kjo opozitë e mjerë është bërë pasqyra ku krimi e korrupsioni frymëzohen duke mos u ndjerë vetëm në luftën me shtetin e me ligjin”, përfundon deklarata e Partisë Socialistea
Source: Tema – Aktualitet