“Qytetarë dilni në protestë sepse kjo është mundësia juaj për të protestuar krah për krah me ata që ndërtuan bastionin e drogës në Lazarat, që i kthyen trafiqet e kontrabandën nga aktivitete kriminale në një industri që zhvillohej me bekimin e qeverisëa Dilni në protestë sepse ky është rasti i vetëm për të protestuar krah për krah me prodhuesit e drogës dhe ata që e kthyen policinë në shërbim të trafikantëve të drogës dhe që sot janë të dëshpëruar se kthimi i Policisë së Shtetit në krye të detyrës po ju mbyll rrugët e trafikut e po ju hap dyert e ndëshkimit nga drejtësia”a
Kështu iu përgjigj Partia Socialiste përmes deputetes Vasilika Hysi thirrjeve të kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha drejtuar qytetarëve për të marrë pjesë në protestën e 23 Majit para selisë së Kryeministrisëa
Në një konferencë nga selia e Partisë Socialiste, ligjvënësja Hysi ironizoi duke i drejtuar një tjetër apel shqiptarëve, për të protestuar kundër drogës e trafiqeve bashkë me ata që mbushën xhepat me trafikun e drogës, kontrabandën e naftës e cigareve, dhe që sot nuk gjejnë më një të afërm të një qeveritari, një ish badigard drejtues policie që t’u hapë dyert e rrugët siç ka ndodhur për 8 vjet me radhëa
“Dilni të premten në protestë për të mbështetur ata që morën 26 jetë në Gërdec e që pushkatuan qytetarë te pafajshëm në 21 Janar për pushtet dhe para, por që sot ka filluar t’u rrëshqasë toka ndër këmbë sepse e dinë që drejtësia mund të vonojë, por nuk ka për t’i harruar kurrëa Dilni në protestë që të mos ndihen të braktisur punonjësit e Bashkisë Tiranë dhe pastrim gjelbërimit që i ka zënë taksirati e duhet të dalin shesheve për hesap të atyre që shkatërruan shtetin e policinë për 8 vjeta Statusi kandidat është tashmë më afër se kurrë, Europa na mbështet sot më shumë se kurrëa Por kemi një opozitë më të çoroditur e të dëshpëruar se kurrë që krimin dhe korrupsionin i sheh si aleatët e saj të vetëm në luftën përballë shtetit e ligjita Të dashur miq ju kërkojmë ndjesë për shqetësimin e kësaj vale tërbimi që e ka kapur opozitëna Shpifja e balta kanë qenë e mbeten motoja e tyrea Lufta kundër krimit dhe korrupsionit është dhe do të mbetet motoja e gjithsecilit prej nesh”, theksoi Hysia
Source: Tema – Aktualitet