Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka thirrur në një takim të zgjedhurit vendorë të kësaj partie në kuadër të përgatitjetes për nisjen e protestave të opozitës ditën e enjte deri në largimin e Qeverisëa
Një ditë pas marrjes së vendimit në mbledhjen e Grupit Parlamentar, Basha ka mbledhur kryetarë bashkish dhe komunash që përfaqësojnë Partinë Demokratike për tu angazhuar në organizimin e protestësa Burime nga PD konfirmojnë se krerëve të bashkive dhe komunave do i kërkohet të angazhohen për një pjesëmarrje sa më të madhe të njerëzve në këtë protestëa
Mësohet se në këtë mbledhje Basha do të japë udhëzimet për të zgjedhurit vendorë në lidhje me përgatitjet e protestës, ku detyra kryesore e tyre do të jetë grumbullimi i sa më shumë protestuesve në protestën e opozitësa Nga ky proces duket se janë përjashtuar drejtuesit aktualë të degëve të PD-së në rrethe, kjo për shkak të zgjedhjeve dhe organizimit që kjo parti ka nisur prej disa javësha
PD paralajmëroi nisjen e një seri protestash deri në dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama, pas rrëzimit të një avioni sportiv në zonën e Divjakës, i cili do të përdorej në trafikun e drogësa
Source: Tema – Aktualitet