Në ditën e dytë të Panairit të Punësimit, ministri i Mirëqënies Sociale, Erion Veliaj, u shpreh se ndihej krenar për atë që deklaroi dje, se në panair ofrohen vende pune edhe për 1 mijë euro
“Jam krenar për atë që kam thënë dje dhe ju them që ka punë me 1 mijë euro”, ka thënë Veliaja
Ndërkohë, protetuesja që u përplas me Veliajn, të cilës ai i ofroi punë me 1 mijë euro, mësohet se nuk është inxhinere, pasi ka mbaruar vetëm shkollën e mesmea
Ajo quhet Zyhra Kola dhe në zgjedhjet e fundit ka qenë pjesë e shtabit elektoral të Partisë Demokratike, në zonën ku ka kandiduar Halim Kosova, raporton gazeta Shekullia
Zyhra Kola ka mbaruar shkollën e mesme profesionale “Ekonomike” (siç e dëshmon edhe dëftesa e pjekurisë) dhe gjatë gjithë jetës së saj ka punuar si specialiste ekonomistea
Para pak kohësh ajo punonte në Degën e Regjistrimit të Mjeteve, në Drejtorinë Rajonale të Tiranës me detyrë përpunuese dokumentacionia Për pezullimin e saj nga puna është firmosur një shkresë me motivin e riorganizimit të drejtorisë dhe largimi i saj është bërë me procedurë të rregullt, duke u zbatuar afatet procedurale të Kodit të Punësa
Source: Tema – Aktualitet