Kryetari i Bashkisë në Lezhës, Pjerin Ndreu ka shkuar ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme, pasi akuzohet për shpërdorim detyre. Pas përfundimit të marrjes në pyetje nga prokurorët e SPAK, Ndreu ka pasur një debat me gazetarët nëse duhet që ta lërë mandatin.
“Pse e paragjykon lënien e mandatit. Nuk ka lidhje as me lënien e mandatit. Ajo që kam bërë unë është detyra në shërbim të komunitetit. Nuk kam bërë ndaj shtetit, apo të tjerëve dhe nuk ekziston”, tha Ndreu.
I pyetur nëse atë e kishin thirrur ‘kolegët’ e tij, Ndreu theksoi se kërkesa i erdhi nga SPAK-u.
“Unë kam ardhur se më ka thirrur SPAK”, tha Ndreu.
I pyetur nëse SPAK do të ngrejë akuza ndaj tij, Ndreu tha se nuk e shikon të arsyeshme këtë gjë.
“Ta shohim, këtu jemi, do ta shohim. Unë për vete nuk e shoh të arsyeshme që të ngrejnë akuza. Por nëse do të ngrihen do të përballemi”, theksoi Pjerin Ndreu.
The post Pse e paragjykoni lënien e mandatit/ Pjerin Ndreu debat me gazetarët: Mua më ka thirrur SPAK-u, jo kolegët appeared first on Lapsi.al.