Paris Saint-Germain ka fituar Superkupën e Francës, duke nisur vitin 2025 me titullin e parë të sezonit. Ekipi i drejtuar nga Luis Enrique triumfoi 1-0 kundër Monaco në Doha, duke ngritur në qiellin e Katarit Trophée des Champions për të tretin vit radhazi. Goli i fitores për parisienët u realizua nga Dembélé në minutën e 92′, në një ndeshje ku Donnarumma u rikthye titullar dhe protagonist. Për PSG, ky është triumfi i 13-të në këtë kompeticion, një rekord absolut.
EKIPI I LUIS ENRIQUE DOMINUES
Në Stadiumin 974 në Doha, parisienët rikthyen Donnarumma nga minuta e parë mes shtyllave. Portieri italian luajti si titullar pas dëmtimit të rëndë në fytyrë që pësoi më 18 dhjetor, kur u godit nga takat e Singo, në minutën e 22′ të ndeshjes së Ligue 1 pikërisht kundër Monaco. Kryesuesit e kampionatit e niswn mirë dhe në minutën e 10′ ishin pranë epërsisë: traversa shpëtoi portierin Kohn nga goditja e Doué. Pikërisht portieri i Monaco ishte vendimtar në minutën e 21′, duke i mohuar golin Dembélé pas një goditjeje të rrezikshme. Ekipi i Luis Enrique dominoi ndeshjen dhe në minutën e 30′ Vitinha krijoi një tjetër rast të rrezikshëm, ndërsa Akliouche tentoi të zgjonte Monaco në minutën e 40′, por Donnarumma ishte vigjilent. Pjesa e parë përfundoi 0-0, me Lee Kang që humbi rastin më të mirë për PSG, para pushimit.
Lexo më tej: Neymar rrëfen ikjen nga PSG: “Tifozët vinin te shtëpia ime: donin të më rrihnin”
VENDOSI DEMBELE
Pjesa e dytë nisi me dy raste të arta për ekipin e Adi Hütter: Donnarumma shpëtoi portën nga Ben Seghir në minutën e 53′, ndërsa në minutën e 55′ shtylla ndaloi Vanderson. Para syve të ish-lojtarëve të famshëm Verratti, Anelka dhe Draxler – të pranishëm në tribuna – edhe Hakimi pa si portieri Kohn i mohoi avantazhin e mundshëm PSG, në minutën e 74′. Kur dukej se ndeshja do të shkonte te penalltitë, Dembélé shënoi golin vendimtar në minutën e 92′: ish-lojtari i Barcelonës shfrytëzoi asistin e Fabian Ruiz dhe vulosi rezultatin përfundimtar 1-0. Pas fitoreve kundër Nantes dhe Toulouse në dy edicionet e fundit, PSG triumfoi edhe ndaj Monaco, duke fituar Superkupën e Francës për të tretin vit radhazi. Në total, ky është Trophée des Champions i 13-të për parisienët, një rekord në futbollin francez.
The post PSG abonohet te Trophée des Champions: Dembélé thyen Monaco në minutën e 92′ appeared first on Lapsi.al.