Ish- punonjësi i SHISH-it, Orges Memishaj, i arrestuar për vjedhje me dhunë, është identifikuar nga një prej viktimave të grabitjes së tija
Atij i janë dokumentuar me prova të paktën 2 grabitjea
Një grua ka vënë gishtin mbi të riun, gjatë seancës së njohjes në policia
Madje Memishaj nuk ishte kujdesur të ndërronte as bluzën, të cilën e kishte veshur në momentin që bëri vjedhjen në bulevardin “Zh’Dark” në Tiranë në 9 maja
Ai u kap 2 ditë më vonë, me po atë veshje, nga patrullat “Shqiponja”a
Gjatë marrjes në pyetje nga hetuesit, 22- vjeçari vetëm ka përsëritur se “nuk jam unë autor i grabitjeve, më keni ngatërruar”a
Policia ka ngritur akuzën e vjedhjes me dhunë për Orges Memashajn dhe bashkëpunëtorin e tij, Altin Lleshia
Skema e grabitjes ishte e thjeshtëa Njëri drejtonte motorrin, në pronësi të Shërbimit Informativ, dhe i riu tjetër tërhiqte me forca nga dora çantën e kalimtaresa
Më pas zhdukeshin me shpejtësia
Por, duke njohur gjendjen e mirë ekonomike të familjes Memishaj, agjentët e krimeve nuk përjashtojnë mundësitë që këto akte të kryheshin për të ngjallur panik tek qytetarëta
Shuma e grabitur në çantën e zonjës së fundit, nuk ishte më shumë se 20 mijë lekë të vjetraa
Orges Mimashaj ishte bërë pjesë e SHISH, edhe pse rezulton me gjendje gjyqësore “i dënuar” për veprën penale vjedhjea
Vendimi penal mban numër 1213, i vitit 2010a
Nuk është e qartë si janë “bindur” drejtuesit e SHISH-it të shkelin në mënyrë flagrante ligjin dhe të rekrutojnë si agjent, një të dënuar me vendim të formës së prerëa
Por kur kujtojmë se babai i tij, Enver Memishaj, ishte këshilltar i ish-ministrit të Brendshëm Bujar Nishani, sot President, kjo nuk duket e pamundura
Source: Tema – Aktualitet