Qëndresa Qytetare ka denoncuar sot për problematikat e shfaqura gjatë procesit zgjedhora
Sipas Qëndresës Qytetare, Qendrat e Votimit janë pushtuar nga persona të paautorizuar duke i kërkuar KQZ-së dhe Policisë së Shtetit të marrin masata
Po kështu Qëndresa Qytetare deklaron se përfaqësues të administratës publike po përdorin postin duke ndikuar njerëzit për të votuara
VËZHGIMI I PROCESIT ZGJEDHOR DERI NË ORËN 13:00 NË 14 BASHKI
Gjatë monitorimit të procesit të votimit deri në orën 13:00 nga vëzhguesit e Qëndresës Qytetare janë vëne re problematikat e mëposhtme:
Pezullimi i procesit në 532 qendrat e votimit, ku pajisjet e identifikimit elektronik nuk punuan, ndikoi në dekurajimin e qytetarëve për të ushtruar të drejtën e votësa
Presion dhe intimidim nga drejtues të administratës dhe kandidatë për zgjedhjet lokale ndaj qytetarëve në bashkitë Elbasan, Tiranë, Kukës dhe Durrës, brenda dhe në oborret e qendrave të votimita
Janë evidentuar raste të votimit familjar në bashkitë Shkodër, QVa 266, 2122/00, 313/1 dhe në Bashkinë Tiranë QV 1996/1a Problematika gjithashtu në këto qendra janë vënë re edhe në pozicionimin e dhomës së votimit, e cila ekspozon votuesin kah vëzhguesve dhe komisionerëve në lëvizjet e dorës gjatë procesit të votimita
Vëzhguesit e partive shënojnë ID-të e votuesve, pas përsëritjes me zë të lartë të kodit të votimit nga e komisioneri pas verifikimit në pajisjen PEI, duke intimiduar zgjedhësita
Në Bashkinë Kukës Drejtori i Burgut të Kukësit ka shoqëruar në qendrën e votimit të burgosurit duke qëndruar pranë tyre gjatë procesit të votimit në QV – 0647a
Vihet re prezenca e numrit të lartë të personave të paautorizuar ose me bage, jo nga KQZ të cilët shoqërojnë, orientojnë dhe komunikojnë me votuesa Ky fenomen është evidentuar në QV 266, 276/ Shkolla Prenk Jakova, QV 2464, 2454/1, 2361/00 Elbasan, Shkolla Edith Durham, Shkolla Dëshmorët e Prishtinës, tek QV 309/1 dhe 310a
Janë evidentuar raste të përdorimit të aparateve celularë brenda qendrave të votimit dhe tentativave për të fotografuar votën, konkretisht në QV 732, 734, 741, 734/1, 741/1 në Lezhëa
Në QV 1357 në zonën e Yzberishtit në Tiranë janë penguar vëzhguesit dhe përfaqësuesit e medias për të vëzhguar procesin e votimit me justifikimin e hapësirave të ngushtaa
The post Qëndresa Qytetare: QV-të janë pushtuar nga persona të paautorizuara KQZ dhe Policia të marrin masat! appeared first on Gazeta Shqiptare Onlinea