Kur afati i fundit i caktuar nga Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, për të gjetur një zgjidhje për çështjen e pronave është vetëm një muaj nga fundi, avokatura e shtetit po përgatit dokumentacionin për të kërkuar shtyrjen e tij pas datës 17 qershora Ky fakt konfirmohet nga zvaministri i Drejtësisë Idlir Peçi, në një intervistë për Top Channela
“Ne do kërkojmë shtyrjen e afatit për aq sa është plani i veprimit, qershor 2015a Por edhe atëherë nuk është se mbaron kompensimia Ne synojmë që atëherë të fillojë një proces transparent që t’i japë fund problemit, që ka nisur e s’ka mbaruar asnjëherë”, deklaron Peçia
Por çfarë parashikon plan-veprimi i qeverisë?
“Ky plan ka piketë të parë inventarizimin e gjendjes aktuale, pa skanimin e të cilës ne nuk mund të kemi një ide të qartë se si t’i japim zgjidhje problemita Të nxirren faturat e kompensimit, të gjejmë sa u kemi borxh qytetarëvea Piketë është dhe një reformë 1-vjeçare, me hapa konkretë ligjorë e institucionalëa Ligji aktual krijon paqartësi, prandaj qytetarët shkojnë në Strasburg”, saktëson Peçia
Për shkak të precedentit të ngjashëm me çështjen e pronave, parashikohet që të zbatohet e njëjta formulë si në Rumania
“Vetë shteti ynë i ka kërkuar gjykatës së Strasburgut që të reagojëa Kjo tregon që ka problem sistemia Të njëjtën rrugë me atë të Rumanisë mund të ndjekim dhe ne dhe të jemi të sigurt se do t’ia arrijmë të shtyjmë afatin”, nënvizon Peçia
Ndërkohë që për penalizimin më të fundit prej 8 milionë eurosh të vendosur nga Gjykata e Strasburgut, zvaministri i Drejtësisë shton se i takon Ministrisë së Financave të ekzekutojë vendimin brenda afatit tremujora
Ndërkohë që për 60 çështje të ngjashme të kthyera nga Strasburgu, për të cilat i kërkohet Shqipërisë që të ofrojë propozimin e saj për zgjidhje përpara se të dalë me vendim, zoti Peçi shprehet se po negociohet me palëta
“Për shkak të dokumentacionit të negociatave nuk mund të shprehem, por të gjitha opsionet janë në tryezë”, shtoi numri dy i Drejtësisëa/TCH
Source: Tema – Aktualitet