Këshilli i Ministrave vendosi në mbledhjen e sotme për miratimin e raportit të përbashkët të Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes dhe Ministrisë së Financave për realizimin e platformës multimediatike “Branding Albania”a
Gjithashtu, u miratua edhe fondi prej 540 000 (pesëqind e dyzet mijë) euro për realizimin e platformës multimediatike “Branding Albania”a
Sipas vendimit, fondi prej 540 000 (pesëqind e dyzet mijë) euro do të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministravea
Periudha e realizimit të këtij prodhimi dhe transmetimi është 1 (një) vita Realizimi i platformës multimediatike “Branding Albania” do të bëhet në 2 fazaa
Në fazën e parë, me vlerë 40 000 (dyzet mijë) euro, do të mbulohen shpenzimet e nevojshme dhe çmimet për konkurrentëta Ndërsa në faza e dytë, me vlerë 500 000 (pesëqind mijë) euro, do të realizohet pas lidhjes së kontratës me kompaninë fituesea
Për përzgjedhjen e kompanisë, e cila do të paraqesë platformën multimediatike më të mirë për “Branding Albania”, është ngritur komisioni/juria, ku bëjnë pjesë, za Bruno Vespa, kryetar, dhe anëtarët Ahmed Obaid Al Mansoori, Christophe Ginisty, John Kester, Paavo Pettai, Rana Fa Nejem, Mimoza Kusari Lila, Endri Fuga dhe ministrja Eglantina Gjermenia
Komision/Juria do të bëjë vlerësimin e platformave të paraqitura nga kompanitë në përputhje me kriteret e përcaktuara, do të shpallë kompaninë fituese dhe do të njoftojë zyrtarisht Ministrinë e Zhvillimit Urban dhe Turizmit për shpalljen e fituesita
Kontratën me kompaninë fituese për platformën multimediatike “Branding Albania”, do ta lidhë Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmita
Source: Tema – Aktualitet