Qeveria miratoi në mbledhjen e sotme projektvendimin për financimin e paketave të plota të disa shërbimeve të nefrologjisë, të kardiologjisë, kardiokirurgjisë dhe implantin kokleara
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, tha se paketat e shërbimeve shëndetësore do të financohen nga fondi në masë të njëjtë si në institucionet shëndetësore publike, ashtu dhe për ato privatea
“Miratuam një vendim që praktikisht fillon financimin e paketave të shërbimeve të kujdesit spitalor në Shqipëria U miratuan 10 paketa , në katër grupe, posta e shërbimeve do të financohet 100% nga fondi i sigurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësora Janë katër grupe siç e thashë, në shërbimet e nefrologjisë, kardiologjisë, kardokirurgjisë dhe implantit kokleara Është një punë voluminoze e realizuar në kohë optimale në bashkëpunim midis fondit dhe shërbimeve universitare spitalorea Ne bëhemi gati me miratimin e paketave dhe me ndryshimin e vendimit për financimin e spitaleve, të finacojmë këto lloj shërbimesh edhe në institucionet jopublikeaJemi të vetëdijshëm që nevojat tona nuk plotësohen plotësisht në institucionet publike, prandaj për atë pjesë të nevojave që nuk plotësohen në institucionet publike për këto paketa do të plotësohen edhe me institucionet jopulikea Është një mbajtje e angazhimeve që kemi marrë, dëshmi e faktit që interesi ynë primar është përdorimi me efektivitet i parave publike për përmirësimin e kujdesit shëndetësora Është nismë që realizohet për herë të parë, do vijomë edhe me paketa të tjera” deklaroi Beqaja
Ministri i Shëndetësisë bëri me dije brenda 30 ditëve do të krijohet për herë të parë regjistri i përfituesve të paketave shëndetësore, i cili do të mbahet në fond dhe administrimi i tij do të bëhet në bashkëpunim me shërbimet universitarea
“Vendimi ngarkon fondin që brenda 30 ditësh të hartohen protokollet e këtyre paketave të shërbimeve dhe të hartohen regjistrat kombëtarë të realizimit të këtyre shërbimevea Në përzgjedhjen e shërbimeve u morën parasysh kriteret shëndetësorë, social dhe ekonomikëa Sigurisht u pa dhe cili është raporti midis kostos dhe efektivitetit të shërbimit si dhe disponishmëria financiare e fondit gjatë këtij vitia Gjithashtu u mor parasysh edhe cili është numri i përfituesve në secilën nga këto sëmundje në raport edhe me grup-moshat dhe popullësinëa Paketat me kostot përkatëse e bëjnë shumë më transparent jo vetëm përdorimin e parave publike, por dhe mënyrën si fondi do të kontraktojë ofruesit e shërbimit, duke synuar që të kemi një pagues të vetëm të kujdesit shëndetësor në Shqipëria Regjistrat do mbahen në fond dhe do të administrohen sëbashku me shërbimet universitare spitalore” theksoi aia
Source: Tema – Aktualitet