Skip to content
Gazeta.al
Menu
  • Lapsi
  • Shekulli
  • Dita
  • Shqiptare
  • Mapo
  • Panorama
  • Albeu
  • Standard
Menu

“Qindra shqiptarë u vranë prej tij”/ Debati në Britani: A duhet falur Kim Philby

May 8, 2014

philbyNjë debat është ndezur në Britaninë e Madhe nëse duhen falur pesëshja e Kembrixhit, e përbërë nga disa spiunë britanikë, që ndërruan krah dhe nisën të kalojnë sekrete për regjimin komunist të Moskësa

Duke nisur nga Lufta e Dytë Botërore dhe më pas në Luftën e Ftohtë, ata dorëzuan informacione shumë të ndjeshme tek komunistëta

Por dramaturgu Alan Bennet thotë se pesëshja, e përbërë nga Donald Maclean, Guy Burgess, John Cairncross, Anthony Blunt dhe më i famshmi Kim Philby, duhen falura

“Ata mendonin se ishin duke bërë diçka për të përmirësuar gjërat, duke menduar se moralisht ishin në krahun e duhura

Asnjë prej tyre nuk spiunoi për paraa Ata të gjithë e bënë këtë nga bindja, nuk kishte lidhje me përfitimet materialea Tradhtia e supozuar e tyre në ditët e sotme nuk duket ndonjë krim i rëndësishëm,” tha Bennet për BBCa

Por Dominic Sandbrook i Daily Mail është shumë i ashpër në reagimin e tija

Ai i përmend fillimisht rastin e John le Carre, shkrimtarit të njohur britanik, që vizitoi Moskën në vitet e fundit të komunizmita Atij i thanë se një fans i njohur donte ta takontea Bëhej fjalë për Kim Philbya Por ai nuk hezitoi dhe tha JOa

“Ai ka mashtruar vendin e tij për një nga regjimet më të tmerrshme në histori,” tha le Carrea

Sandbrook shkruan: “Ideja se tradhtia është e falshme për shkak se ata ishin moralisht në krahun e duhur është qesharakea Edhe Hitleri dhe Osama Bin Laden mendonin se ishin moralisht në krahun e duhur”a

Ai shkruan se Philby ndërroi krah dhe u bë me një regjim që po kryente masakra që në atë kohëa

Për më tepër, Philby ishte i dhënë pas qejfit dhe pas mashtrimita

Atij i pëlqente që të ishte në klubin elitara

Por Sandbrook përmend edhe rastin e Shqipërisëa

“Në vitet 1949 dhe 1950, MI6 tentoi që të parashutonte qindra shqiptarë të emigruar, në vendin e tyre të lindjes, që kishte rënë në duart e një prej tiranive më paranojake dhe më represive komuniste në të gjithë botëna

Por komunistët ishin paralajmëruara Çdo herë, qindra policë të armatosur ishin duke i pritur, madje dinin edhe emrat e parashutistëvea

Shumë prej tyre u vranë menjëherë, të tjerë u tërhoqën zvarrë në procese të montuara gjyqësore dhe u ekzekutuana Qindra familjarë të tyre u vranë ose u burgosën”a

“E vërteta është se spiunët e Kembrixhit i përkushtuan jetën e tyre një regjimi të keq dhe një kauze djallëzorea Ndryshe nga Alan Bennet, e kam të vështirë të mendoj për ta pa një ndjenjë zemërimi për mashtrimin e tyre ndaj miqve dhe ndaj vendit dhe për mijëra jetë që u shkatërruan prej tyre”a

Source: Tema – Aktualitet

©2023 Gazeta.al SKAI Software Solutions