Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me ministren për Trafikun e Qenieve Njerëzore dhe Krimin e Organizuar në Ministrinë e Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar, Karen Bradleya Në takim është shprehur bindja për nevojën e një bashkëveprimi më të ngushtë midis dy vendeve, pasi krimi i organizuar është një problem jo vetëm i një vendi, por po fiton një përmasë gjithnjë e më ndërkombëtarea
Qeveria shqiptare, u shpreh Kryeministri Rama, po punon për reformimin e organeve ligjzbatuese dhe fuqizimit të procedurës së hetimit, edhe përmes ngritjes së një strukture të re, Byrosë Kombëtare të Hetimita Rama theksoi se në këtë drejtim, ndihma teknike dhe ekspertiza britanike do të ishte një garanci për suksesa
Kryeministri Rama dhe ministrja Bradley shprehën angazhimin, për të shfrytëzuar çdo mundësi që rrit bashkëveprimin dhe suksesin në luftën kundër krimit të organizuara
Source: Tema – Aktualitet