Skip to content
Gazeta.al
Menu
  • Lapsi
  • Shekulli
  • Dita
  • Shqiptare
  • Mapo
  • Panorama
  • Albeu
  • Standard
Menu

Rama: Europa ka nevojë për Ballkanin, nevoja për Europën na bëri të shohim përpara

May 9, 2014

Dita e Europes“Evropa është projekti i kurajos dhe kurajo është ajo që i duhet sot më shumë se çdo gjë tjetër Evropës së Bashkuar”, tha Kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur  në aktitvtetin e organizuar nga Ministria e Intergrimit Europian me temë “Të sigurtë drejt Evropës”, për Ditën e Evropësa

Duke iu referuar deklaratës së Shuman, që shënoi krijimin e Evropës së Bashkuar, Rama theksoi se ky proces nisi si një projekt që do të bashkojë ata që deri 5 vite më parë ishin në luftë shkatërruese me njëri-tjetrina

“Ky është shembulli i një vizionari që kishte provuar torturat e Gestapos dhe vetëm 5 vite më pas bënte thirrje për të kapërcyer dhe për të kaluar në një bashkim që u ka vlejtur dhe do t’u vlejë të gjithë gjeneratave në rrugën drejt BE”, tha Ramaa

Sot, vijoi kreu i qeverisë, “ kam shume kënaqësi që të kem privilegjin që të flas për Evropën, jo me veteranët e luftës, por me gjeneratën tjetër”a

Duke përmedur fjalët e Viktor Hygoi-t, Rama u shpreh se, “një ditë do të vijë dhe fushat e betëjës do të kthehen në fusha tregtarea Një ditë do të vijë dhe mendjet do të kthehen në hapësira idesha Një ditë do të vijë dhe ne do të shohim dy bashkësi të mëdha që do të shtrëngojnë duart, SHBA-të dhe Shtetet e Bashkuara të Europësa Për ta sjellë atë ditë nuk duhet të jetojmë 400 vjet, pasi ne jetojmë në një botë që ecën shumë shpejt”a

“Dita e Evropës është dita kur ne kujtojmë shpejtësinë e kohës që e bën të ardhmen krejt ndryshea Kur e ardhmja formësohet mbi dhimbjet e së kaluarës si mësima E festojmë ditën e Europës si ditë e kujtesës për aq kohë sa kujtesa është bashkëpunim drejt së ardhmesa Besojmë se Shqipëria ka nevojë për Evropën, por dhe Evropa ka nevojë për Shqipërinëa Ne besojmë se Ballkani ka nevojë për Evropën, por dhe Evropa ka nevojë për Ballkanina Ajo që ndodhi me Francën dhe Gjermaninë dhe që mendohej si e pamundur të ndodhte në Ballkan ka ndodhura Ka ndodhur për të njëjtën arsye që ndodhi mes Francës dhe Gjermanisëa Nevoja për Evropën u bë shtysa që të kapërcehen lumenjtë e gjakut në Ballkana Nevoja për Evropën i bëri të gjithë në Ballkan që të shohin drejt së ardhmes”, u shpreh Kreu i Qeverisëa

Ministrja e Integrimit Evropian Klajda Gjosha apeloi për bashkim në kuadër të integrimit europiana Sipas ministres Gjosha, “Integrimi evropian ka nevojë për të gjithëa E ardhmja e Ballkanit dhe rajonit është në BE”a

Ndërsa zv/ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranës, Clive Rumbold, u shpreh se, “paqja dhe begatia nuk mund të arrihen vetëma BE është produkt i përpjekjeve tona të përbashkëta”a

“Liritë themelore të njeriut, që janë në thelb të jetës sonë, janë në fakt produkte të përpjekjeve tona të përbashkëta që kemi bërë në vitea Një vend mund të bëjë shumë pak duke punuar vetëma Paqja dhe begatia nuk mund të arrihet më vetë, pasi ne të gjithë jemi të ndërlidhur dhe të ndërvarur me njëri-tjetrina Në mënyrë që të përmirësojmë jetët tona, duhet të punojmë së bashku në partneritet”, theksoi aia

Në aktivitetin e organizuar sot kishte stenda për fëmijët të cilët mund të argëtohen nën praninë e lojërave, animatorëve , pikturuesve të fytyrës dhe kuiceve ku do të shpërndahen dhurataa

Source: Tema – Aktualitet

©2025 Gazeta.al SKAI Software Solutions