Kryeministri Edi Rama dhe 100 tituj pronësie për banorët e zonave informale në qytetin e Fierita Rama ka sqaruar se me daljen e ligjit të ri në rastet kur toka është e familjes nuk ka asnjë detyrim për të shlyer, nëse toka nuk është e familjes, por është e shtetit apo e pronarit, do të ketë një procedurë të re dhe shumë mbështetëse për familjeta Kjo procedurë, mbi bazën e parimit që legalizimi në të gjitha rastet do të bëhet falasa
“Toka, sigurisht që do të paguhet me një çmim, që do të jetë 50% më i ulët sesa vlera e tregut, por pagesa do të bëhet në disa mënyraa Kush do të paguajë menjëherë, do të ketë një ulje të menjëhershme prej 50%, që do të mund t’i paguajë me letra me vlerë dhe do të ketë një ulje tjetër prej 20% deri 30 % në çmima Puls do të ketë dhe një ulje të tretë, që është një mesatare prej 400mijë lekësh të vjetra, për të paguar energjinë për dy vitet e ardhshmea Pra, nuk do t’i merren paratë po do t’i lihen qytetarit për të paguar energjinë dhe do të legalizohet menjëherë shtëpia” tha aia
Duke folur për procesin e legalizimit falas, kryeministri tha se nuk do të shkojnë më familjet apo kryefamiljarët tek ALUNIZNI, po do të shkojë ALUNIZNI në çdo familje, dhe do të ndihmojë për të plotësuar të gjithë dokumentacionin pa pagesë, e më pas ata, do të marrin titullin e pronësisë në duara
Rama foli për rëndësinë që ka procesi i legalizimit falas, i cili jo vetëm pajis me dokumente pronësie këta banorë të zonave informale, por krijon mundësinë për t’i dhënë një shtysë shumë të fortë ekonomisë së tyre familjare, por edhe ekonomisë kombëtarea
“Ky është legalizim falasa Është legalizim që nuk lidhet me ke apo s’ke para, paguan apo nuk paguan, por që i jep secilit titullin e pronësisë mbi shtëpinë e tija Ky është një proces i cili na jep mundësinë që t’i japim një shtytje shumë të fortë ekonomisë së familjeve që sot jetojnë në shtëpi të palegalizuara, por nëpërmjet tyre t’i japim një shtytje shumë të fortë edhe ekonomisë kombëtarea Gjithë këto kapitale të derdhura për t’u bërë shtëpi, nga kapitale të vdekura që janë sot, që nuk ekzistojnë asgjëkund në letra, të kthehen në kapitale të qarkullueshme përmes titullit të pronësisë, certifikatës së pronësisë, hipotekës dhe bankësa Dhe nga ky qarkullim i ri kapitali fiton edhe ekonomia kombëtarea Familja ka një instrument të ri për t’u punësuar, për t’u vetëpunësuar për të nxjerrë të ardhuraa Dhe këto të ardhura që nxjerr, sigurisht që janë një e mirë e madhe edhe për shtetin, sepse ka më pak papunësi dhe ka edhe më shumë të ardhura nga taksat”, tha Ramaa
Më tej, kryeministri theksoi se ashtu si në shumë qytete të tjera është abuzuar me legalizimet edhe në Fier, pasi nuk janë legalizuar banesat pa leje në zonat informale, të ndërtuara për të strehuar familjet, por janë legalizuar objekte të ndërtuara kryesisht për qëllime fitimia
“Edhe në Fier, si në të gjithë zonat e tjera, nuk e kanë pasur mendjen të legalizojnë shtëpitë e njerëzve me halle, por kanë legalizuar vetëm ato ndërtime që janë bërë për të fituar lekë, dyqane e magazinaa Këtu në Fier kanë legalizuar një sërë godinash që bllokojnë projektin e lumit të Gjanicës”, nënvizoi Ramaa
Në këtë takim, kryeministri shoqërohej ministrja Eglantina Gjermeni, nga kryesuesi i qarkut Fier, Gramoz Ruçi, si dhe drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t, Artan Lamea Duke folur për specifikat e legalizimeve në qarkun e Fierit, të konstatuara pas një shqyrtimi nga ALUIZNI, Artan Lame tha se mbi 50 % e legalizimeve të bëra në Fier, në vitin e fundit, janë objekte shërbimi, në një kohë kur në totalin e tyre objektet e shërbimit përbëjnë më pak se 10 % të objekteve të vetëdeklaruaraa
Source: Tema – Aktualitet