Kryeministri Edi Rama në takimin e sotëm më fërmerët në Cërrik shprehu kritika edhe për kryebashkiakët e vendit. Ai tha së disa prej tyre nuk e shohin fshatin si punën e tyre të përditshme.
Më tëj shtoi se patjetër duhet marrë një kthesë tjetër në këtë drejtim. Ai theksoi se pushteti vendor duhet të jetë pika e parë mbështetëse për fermerët që duan të zgjerojnë sipërmarrjen e tyre.
“Që kur është bërë reforma administrative territoriale, në vend që të sillte rritje të vëmendjes dhe mundësive për fermerët në fshat, ka sjellë shkëputje. Kryebashkiakët e shohin fshatin si çështje të urbanizimit dhe infrastrukturës, por jo si pjesë të punës së tyre të përditshme. Duhet patjetër të garantojmë një kthesë në këtë drejtim. Nuk kemi asnjë ndërmarrje bujqësore të krijuar me bashkëpunimin e fermerëve dhe strtukturave të pushtetit vendor. Pushteti vendor duhet të jetë pika e parë mbështetëse për ata që duan të zgjerojnë sipërmarrje. Besoj që fryma e kësaj tryeze është e qartë. Mbetet të marrim maksimumin e secilit prej jush. Çfarë ndodh në territor dhe çfarë mungesash keni ju.”, tha Rama.
The post Rama: Kryebashkiakët nuk e shohin fshatin si pjesë të punës së tyre të përditshme appeared first on Lapsi.al.