Skip to content
Gazeta.al
Menu
  • Lapsi
  • Shekulli
  • Dita
  • Shqiptare
  • Mapo
  • Panorama
  • Albeu
  • Standard
Menu

Reagon MMSR/ Dy vëllezërit nga Elbasani strehohen në një qendër rezidenciale

May 5, 2014

Vellezerit 2Pas denoncimit në media për rastin e dy vëllezërve, 12 dhe 14 vjeç nga Elbasani, të dhunuar nga babai dhe nëna e tyre, që jetonin të braktisur në një kontejner, ka reaguar Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë nëpërmjet Shërbimit Social Shtetërora

Mbrëmjen e djeshme dy vëllezërit janë strehuar në një qendër rezidenciale jopublike nga Shërbimi Social Rajonal i Elbasanit, duke u larguar nga rrugaa Ata do të qëndrojnë aty derisa të institucionet e përkujdesit të japin një zgjidhje afatgjatë për dy fëmijët e braktisura

“Faleminderit ekipit tonë në Elbasan! Dy vëllezërit tashmë ndodhen në një strehë të ngrohtë e të sigurt, pas braktisjes në konteniera Faleminderit të gjithëve për sinjalizimin e këtij rasti”, shkruan në profilin e tij në Twitter ministri i MSR-së, Erion Veliaja

Burime nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë shprehen se një grup nga Shërbimi Social, Bashkia e Elbasanit dhe policia, do të hartojnë një plan afatgjatë për strehimin e dy vëllezërve, ndërkohë që është kërkuar një urdhër mbrojtje një vjeçar nga gjykata, për arsye se dy fëmijët ishin raste potenciale për trafikim dhe shfrytëzim nëpërmjet lypjesa

Source: Tema – Aktualitet

©2025 Gazeta.al SKAI Software Solutions