Profesioni i Mësuesisë, duke filluar nga viti i ardhshëm do të ketë rregulla të rejaa
Reforma e Arsimit të Lartë ka bërë një rishikim të detajuar të degëve të mësuesisë, të cilat diferencojnë në mënyrë të dukshme kualifikimet që duhet të kenë mësuesit e rinj që do të punojnë në kopshte, shkollat fillore dhe arsimin e mesëm të ulët dhe të lartëa
Një ndër sugjerimet e komisionit të reformës së arsimit të lartë është që Mësuesia duhet të organizohet në dy ciklea
Cikli i parë (Diplomë Bachelor) me 3 vite dhe 180 kredite të ndjekura nga studimet e ciklit të dytë me 1-2 vite me 60-120 kredite (Master Profesional; Master i Shkencave)a
Mësuesit e arsimit parashkollor dhe atij fillor duhet të formohen nga studime bachelor 3-vjeçare me 180 kredite me kurrikul të ndërtuar për këtë cikël, shkruan “GSH”a
Pas këtyre studimeve, studentët mund të kalojnë në tregun e punës si mësues ndihmës, pasi kanë marrë të drejtën e ushtrimit të profesionit, pas provimit të licencimit, pra provimit të shtetita Një tjetër mundësi për këta studentë është vazhdimi i ciklit të dytë të studimeve Master Profesional 60 kredite 1-vjeçar, i cili duhet të jetë i diferencuar në MP, që përgatit mësues për arsimin parashkollor ose MP, për arsimin fillora
Pas fitimit të diplomës së ciklit të dytë të diplomuarit sipas titullit përkatës të diplomës mund të kalojnë në tregun e punës si mësues, pasi kanë marrë të drejtën e ushtrimit të profesionita
Source: Tema – Aktualitet