“Ndarja aktuale administrative territoriale e njësive të qeverisjes vendore në Shqipëri nuk reflekton aspak ritmet e zhvillimeve ekonomike, sociale, demografike dhe infrastrukturore, pas ndryshimeve demokratike të 1990-tëa Sot Shqipëria është e copëzuar në 385 njësi vendore, 65 bashki, 308 komuna e 12 qarqea Përvoja e këtyre viteve ka treguar se ndarja aktuale administrative nuk i përgjigjet nivelit të qeverisjes vendore të parashikuar në ligjin organik për qeverisjen vendore dhe për rrjedhojë në bashkitë më të mëdha ka probleme të zhvillimit, të cilat shkojnë përtej ndarjes aktuale administrative, por edhe për koordinimin për çështje të caktuara, siç është planifikimi urban, kontrolli i territorit apo menaxhimi i mbetjeve dhe mbrojtja e mjedisit, që është kaq evidente edhe këtu në Vlorë”a
Kështu u shpreh ministri i Shtetit për Çështjet Vendore Bled Çuçi gjatë takimit konsultativ të organizuar në Vlorë me shoqërinë civile, qytetarët dhe përfaqësuesit e institucioneve vendore në lidhje me reformën Territoriale-Administrativea
Ndërsa e vlerësoi këtë reformë ndoshta më të rëndësishmen në vend që do të ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejtë në cilësinë, në sasinë dhe në qasjen e të gjitha shërbimeve për qytetarët, për investimet publike në nivel vendor dhe qendror, Çuçi theksoi se njësitë e vogla të qeverisjes vendore, janë gati të paralizuaraa
“Shumë bashki dhe komuna të vogla e kanë të vështirë, madje të pamundur të përmbushin përgjegjësitë e tyre në përputhje me ligjina Sot llogaritet se, vetëm 15 përqind e njësive të qeverisjes vendore në shkallë vendi, arrijnë të kryejnë 26 funksionet dhe kompetencat që u ngarkon ligjia Gjysma e këtyre njësive vendore, nuk kanë kryer asnjë investima Shumica absolute e tyre ka mbi 60 përqind të shpenzimeve për personelin dhe arrijnë të mbledhin jo më shumë se 20 përqind të buxhetit, nga taksat vendorea Ndërkohë, në 1 vit taksapaguesit shqiptarë, paguajnë plot 25 milionë USD, vetëm për të mbajtur administratën e komunave pa përfshirë bashkitë”, tha ministri për Çështjet Vendorea
Duke analizuar këta tregues, Çuçi, theksoi se të dhënat tregojnë se në vitin 2013, gati të gjitha të ardhurat e siguruara nga taksat që pagoi biznesi i vogël në të gjithë vendin, shkuan për paga personeli, duke mos kthyer mbrapsht asnjë shërbim apo investim publika
Deputeti i Qarkut të Vlorës, Andrea Marto, anëtar i Komisionit Parlamentar të Reformës Administrativo-Territoriale, u ndal në hapat që janë ndjekur për procesin e kësaj reforme, duke theksuar faktin se mazhoranca ka kërkuar në vazhdimësi konsensusin e opozitësa Sipas tij, data 31 korrik e këtij viti, do të shënojë edhe fundin e këtij procesi me votimin në Kuvendin e Shqipërisëa
Nga ana e saj, Prefektja e Qarkut të Vlorës Etjona Hoxha theksoi mes të tjerash se “fakti që kemi shumë njësi ku ofrohen shërbime jokualitative dhe fakti që ka një shëndarje të pabarabartë të kostos së shërbimit nga njësitë e vogla në ato më të mëdha, janë tregues të drejpërdrejtë të mangësive të mëdha që ekzistojnë në ndarjen aktuale administrative territoriale”a
Kryetari i Bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika u ndal tek optimizimi i burimeve financiare dhe njerëzorea Ai sugjeroi krijimin e zonave funksionale turistike, ndërsa vlerësoi kriteret si të mirëpërcaktuaraa Por sugjeroi gjithashtu vlerësimin e rajoneve specifike turistike, siç është rajoni i Vlorës turistika
Mirela Koçi, drejtoreshë e Agjensisë së Zhvillimit Ekonomik Lokal, AULEDA, u ndal në efektivitetin e reformës administrativo-territoriale, në drejtim të përfitimit të fondeve nga BE-ja, duke i lidhur ato me standardet e Komunitetit Evropiana “Efektivitet në burime nuk do të thotë vetëm menaxhim i burimeve të brendshme, por një zonë funksionale konsiderohet efektive në momentin se sa e aftë është të thithë fonde në kuadrin e programeve të BE-së, për të shtuar buxhetin”, theksoi ajoa
Qëllimi i reformës administrative territoriale është rritja e efikasitetit dhe përmirësimi i cilësisë dhe aksesit të qytetarëve në shërbimet publike vendore, rritjen e burimeve financiare dhe të mjeteve për njësitë e qeverisjes vendore, përmirësimi i mekanizmave të demokracisë përfaqësuese dhe fuqizimin e instrumentave të demokracisë direkte, rritjen e kapaciteteve të administratës publike vendore, si dhe forcimin e strukturave komunitare në nivel njësie të qeverisjes vendore, lagje, fshatia Procesi është realizuar përmes pjesëmarrjes gjithëpërfshirëse të aktorëve të interesit, konsultimeve me komunitetin e zonave respektive, mbështetje metodologjike të procesit nga ekspertë vendas dhe të huaj të organizuar në grupe teknike pune, zhvillimi i reformës së ndarjes administrativo territoriale në parallel me thellimin e reformës së decentralizimit etja
Source: Tema – Aktualitet