Ish-kryeministri i Shqipërisë në vitet 1992-1997, Aleksandër Meksi, gjykon se vendi ka nevojë për reformë territoriale administrativea Megjithatë, analiza e tij ndryshon nga projektet që kemi pare deri tania
Për ish-kryeministrin Meksi, lëvizja demografike, nevoja për uljen e shpenzimeve të administratës vendore, dhe krijimi i kushteve për zhvillim ekonomik, bën të domosdoshëm rishikimin e hartës së Shqipërisë, 22 vjet pas ndarjes së fundita Por, sipas tij, shkurtimi i njësive vendore apo qarqeve, nuk duhet të jetë drastik, pasi duhen mbajtur parasysh disa fenomene të realitetit shqiptara
Meksi gjykon se Shqipëria ka nevojë për 7-8 qarqe nga 12 që ka aktualisht, duke propozuar një ndarje të qendrave që ofrojnë shërbime në qytete të ndryshmea
Për ish-kryeministrin, reforma territoriale duhet realizuar me konsensusin më të madh të mundshëma Por, Meksi shprehet për Vizion Plus se, në situatën ku ndodhet klasa politike, mazhoranca duhet të bëjë kujdes që të mos cenojë interesat elektorale të opozitës, në mënyrë që ndarja e re territoriale të mos krijojë tensionea
Deri tani janë bërë publike dy projekte të shoqërisë civile për ndarjen e re territoriale që parashikojnë 4 ose 5 qarqe, por në datën 15 maj do të prezantohen disa projekte të tjera nga qeveria dhe do të jetë komisioni parlamentar për reformën i cili do të përzgjedhë hartën e re territoriale të Shqipërisëa
Source: Tema – Aktualitet