Kryeministri Edi Rama ka komentuar në rrjetin social Twitter prezantimin e projektit për reformën territoriala
“Hap i ri drejt një reformimi radikal të vendita 5 variante mbi themelet e një pune absolutisht te shkëlqyer me standarde te larta bashkëkohore”, shkruan Rama në rrjetin sociala Komentin Kreu i Qeverisë e bëri në një kohë kur ministri për Çështjet Vendore Bled Çuçi po prezantonte para komisionit parlamentar për Reformën Territoriale variantet e propozuara nga Qeveria, të cilat do të shqyrtohen nga Komisioni, ndërsa subjektet politike, përfaqësuesit vendorë apo grupet e interesit do të japin propozimet e tyrea
Varianti i parë i prezantuar përcakton ndarjen e hartës në 30 njësi qeverisje vendorea Ndërsa varianti i dytë ndahet në 39 njësi qeverisje vendorea Sa i takon variantit të tretë, harta ndahet në 47 njësi, i katërti ndahet në 75 dhe varianti i fundit ndahet në 63 njësia
Gjatë prezantimit të gjithë etapës së projektit, ministri për Çështjet Vendore Bledi Çuçi deklaroi para ambasadorëve, grupeve të interesit, se puna e Komisionit parlamentar të Reformës Territoriale u bojkotua nga opozita për tre muaj me radhëa Sipas tij, në tetor të vitit të kaluar nisën dhe konsultimet e para për fillimin e kësaj reforme, për ndarjen e re administrative të vendita
Ministri Çuçi theksoi nevojën e plotësimit të disa kritereve të cilat janë tregues të rëndësishëm për realizimin e kësaj reformea
“Në 7 shkurt u zhvillua dhe mbledhja e posaçme e Komisionit parlamentar për reformën territoriale, e më pas vazhdoi të merreshim me analizat dhe kriteret e kësaj ndarjea Kemi informuar dhe ambasadorët për reformën, në një takim në datën 7 marsa Komisioni aprovoi kriteret teknikea Kjo ishte rruga e përshkruar, në të cilën morën pjesë rreth 4 mijë persona në këto takimea Kemi marrë konsultime dhe me shoqërinë civile”, tha Çuçia
Në vijim ai bëri me dije se për hartimin e këtij projekti janë ngritur 20 grupe punea
“Në 6 janar 2014 ekspertët pasi arritën të përcaktonin një set kriteresh për të bërë hartën administrative, u mblodhëm dhe paraqitëm draftin e parë me donatorët”, u shpreh Çuçia
Në bazë të projektit “Star”, ministri theksoi se u përcaktuan dhe koordinatorët rajonal, të cilët do të ndiqnin pjesën teknike, në çdo qarka
“Në gjithë territorin e Shqipërisë kemi evidentuar dhe zona funksionale, duke përcaktuar kufijtë ekzistues të viteve të kaluaraa Duke marrë në analizë qark pas qarku, nis analiza se kush mund të përbëjë zonën funksionale dhe të plotësojë kriteret e miratuaraa Ndërveprimi institucional, po të shohim me vëmendje rrethin, nëse janë krijuar pole të tjera apo jo”, theksoi Çuçia
Gjatë prezantimit të të gjithë projektit, ai bëri të ditura dhe disa nga kriteret mbi të cilat do të bëhet ndarja e re territoriale në venda
“Kriteret që u miratuan nga komisioni lidhen me zonat funksionale, pra që të krijohen njësi që të jenë zona funksionale, ku të ketë hapësirë dhe ndërveprime sociale-ekonomike-kulturorea Zona funksionale do jetë e përqendruar në një zonë urbane, dhe me një numër të madh popullsie, dhe të ofrojë shërbime publikea Një tjetër kriter ka të bëjë me distancën nga territori, nga qendra në periferia Ka një traditë historike, pra kjo zonë të ketë lidhje tradicionale mes të tjeravea i vetmi moment, që nga kriteret e përgjithshme të bëhet përjashtim ato komuna me kriter etnik”, tha ministri Çuçia
Kryetari i Komisionit Parlamentar për Reformën Territoriale, Bashkim Fino ftoi opozitën dhe të gjitha partitë e tjera politike të jep pjesë e konsultimeve për zgjedhjen e projektit më të mirë për ndarjen e re administrativea
“Kemi qenë shumë transparentë, dhe asgjë nuk ka qenë me prapavijë politikea Por po i japim të gjithëve mundësi, dhe opozita të vendos dhe të bëhet pjesë e këtij procesi për ti dhënë opinion për këto pesë variante, ndaj ftoi opozitën që të jap vendimin e saj, që të jap një vendim për variantin më të saktë”, tha Finoa
“Gjatë javës që vjen pritet të jepet vendimi, në mes të javës që vjen, për të vendosur një nga variantet, për hartën administrative territorialea Më pas do të nisim një fushatë në gjithë vendin, e më pas të nis zbatimi i projektita Partitë politike, parlamentare he jo parlamentare, grupin e interesit, të japin opinionin e tyre në lidhje me këto variante të propozuara sot”, theksoi aia
Source: Tema – Aktualitet