Agjencia shtetërore e lajmeve spanjolle EFE ka raportuar se numri i të vdekurve nga përmbytjet tani është rritur në 140. Bëhet e ditur se shifra e re përfaqëson një rritje të ndjeshme krahasuar me numrin e fundit zyrtar të raportuar këtë mëngjes, prej 95 vdekjesh.
Autoritetet kishin paralajmëruar se numri i njerëzve të vrarë do të rritet – duke thënë se shumë njerëz ishin ende të zhdukur dhe se ata ishin të vetëdijshëm se dhjetëra trupa ende nuk ishin nxjerrë nga veturat e bllokuara, raporton skynews
Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez gjatë një fjalimi në Valencia ka njoftuar se zona do të shpallet zonë fatkeqësie dhe se niveli zyrtar i krizës është ngritur në dy. Kryeministri u shpreh se njerëzit e goditur nga katastrofa duhet të qëndrojnë në shtëpi, me parashikime për më shumë shira të rrëmbyeshëm.
“Gjëja më e rëndësishme është se unë e di që spanjollët janë të vetëdijshëm se ky fenomen nuk ka përfunduar”, tha Sanchez.
“Agjencia spanjolle e motit ka ngritur ende alarme në Valencia dhe përreth Spanjës. Kështu që unë u bëj thirrje të gjithëve që t’i dëgjojnë ato rekomandime dhe t’u kushtojnë vëmendje këshillave të autoriteteve të zbatimit të ligjit dhe mbrojtjes”, shtoi ai.
The post Rëndohet bilanci, ja sa ka shkuar numri i viktimave në në Spanjë për shkak të përmbytjeve appeared first on Albeu.com.