Greva e urisë, në tendat e ngritura pranë kryeministrisë, ka hyrë në ditën e katërta
Megjithatë, numri i grevistëve ka ardhur duke u reduktuar, për shkak se deri më tani katër grevistë janë larguar pasi kanë shfaqur probleme shëndetësorea
Fillimisht u largua Ludovik Berisha, zjarrfikësi nga Berati, i cili tha se kishte probleme me stomakuna
Më pas në spital u dërgua Gladiola Bardhoshi, e cila pati probleme me tensionina
Në orët e pasdites, Gladiola u rikthye pranë çadrave, duke u pritur me duartrokitjea
Por ajo nuk ka rezistuar shumë dhe e braktisi grevën e urisë në orët e mbrëmjes të së premtesa
Të shtunën në mëngjes, nga greva është larguar edhe Mehmet Cenmuratia
Ai u dërgua me urgjencë drejt spitalit pasi shfaqi problemea
Pak më vonë, një tjetër grevist humbi ndjenjat pasi kishte dalë nga çadraa
Ai është Petrit Fejzullai, ish- financiar në ISKSHa
Edhe ai është dërguar për në spitala
Ndërkohë grevën vazhdojnë që ta vizitojnë deputetët e Partisë Demokratikea
Paraditen e së shtunës, aty kanë qenë deputetet Jozefina Topalli dhe Mesila Dodaa
Source: Tema – Aktualitet