Lazarati i Shqipërisë nuk është i vetmi që praktikon kultivimin e hashashit nën sytë e qeverisëa Në luginën e Bekaa-së të Libanit, vitet e fundit, forcat e sigurisë kanë dërguar traktorë, buldozerë dhe makina të blinduara për të shkatërruar të mbjellat me kanabis, por kjo ka çuar në përleshje me fermerët e armatosur me pushkë dhe granata-hedhësea
Libani është një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të bimës fitimprurëse të hashashita Autoritetet e pranojnë se kjo është një luftë e vështirë dhe bëjnë sikur nuk shikojnëa
Sa herë që del me makinë nëpër luginën e Bekaa-së, fermeri i këtyre anëve Ali Nasri Shamas merr me vete një revole dhe një pushkëa Ai thotë se është gati t’i përdorë këto armë, në qoftë se ushtria përpiqet të shkatërrojë të mbjellat e tij me kanabisa
Por këtë vit ai mund të mos ketë nevojëa Pesëdhjetë kilometra më andej është Siria, dhe lufta civile e atjeshme ka bërë që forcat libaneze të sigurisë të kenë përparësi të tjera se sa të merren me hashashina
“Ne duam të jetojmë si gjithë të tjerëta Nëse ata duan konfrontim, për ne nuk është problema Nëse duan ta legalizojnë, ne do t’i falenderojmë dhe do t’i quajmë njerëz të mirëa Por nëse duan të vijnë për t’u përballur me ne, atëhere nuk do të jenë njerëz të mirë,” thotë zoti Shamasa
Ai mbjell shumë lloje bimësh në 54 hektarët e tij: elb, grurë, qepë dhe patatea Por kanabisi është më fitimprurës nga të gjithaa
Kjo është edhe një kulturë e fortë, që i bën ballë dimrit mjaft të thatë të Libanit dhe nuk ka nevojë për ujitje të shtrenjaa
Të kultivosh një dynym me hashash kushton 100- 150 dollarë, shumë më pak se sa gruria Në fund të verës, kur mbledhin prodhimin, fshatarët nxjerrin deri në 3 mijë dollarë fitim për dynyma
Zoti Shamas thotë se autoritetet duhet të bëjnë një hap më shumë dhe ta legalizojnë këtë kulturë, sepse kjo do të ishte me përfitime për të gjithëa
Megjithë qëndrimin e autoriteteve, fermeri thotë se do të vazhdojë të mbjellë gjithnjë e më shumë kanabisa
Vitet e fundit, forcat e rendit janë përpjekur të shkatërrojnë të mbjellat dhe janë përplasur me fermerëta Por suksesi ka qenë i pjesshëm, sepse kontrolli i shtetit këtu është i kufizuar, madje edhe Hebollahu ka frikë të përballet me klanet e fuqishme të fermerëvea Më parë ishte ndryshe, thotë kreu libanez i antidrogës, koloneli Ghassan Shamseddina
“Në periudhën nga vitet 1990 deri në vitin 2012, çrrënjosja e kanabisit bëhej rregullisht çdo vit dhe për këtë qëllim përdoreshin të gjitha burimet materiale, njerëzore dhe teknikea Por në vitin 2012 operacioni u ndërpre për shkak të gjendjes në kufijtë libanezë dhe paqëndrueshmërisë në Siri,” thotë kolonelia
Shefi libanez i antidrogës thotë se për sa kohë që këto përpjekje të lihen në vend të dytë, për shkak të konfliktit në Siri, kultivimi i kanabisit në Liban do të shihet si diçka që tolerohet nga zyrtarëta
Ekonomisti Marwan Iskander thotë se legalizimi i plotë i kësaj kulture do të ndihmonte rajonin e Bekaa-së dhe pjesët e tjera të varfëra të Libanita
“Unë mendoj se Libani ka nevojë për këtë kulturë, ka nevojë për të rigjallëruar këto rajonea Sipas vlerësimeve të mia, nga legalizimi i kanabisit dhe nga eksportimi i tij jashtë vendit, në Shtetet e Bashkuara apo në disa prej vendeve evropiane, ku është i lejuar, ekonomia libaneze do të përfitonte 2 miliard dollarë dhe buxheti i shtetit 400 milion,” thotë Iskandera
Por ai e pranon se kjo ide nuk ka gjasa të fitojë mbështetje të gjerëa
Në vitin 2011, Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin e rendiste Libanin si një nga pesë burimet më të mëdha në botë të kanabisita
Source: Tema – Aktualitet