Shqipëria ka në plan që të hapë tenderin për 13 blloqe për eksplorimin e naftës, përfshi një në det të hapur, për kompani të mëdha të naftësa
Ky zhvillim vjen pasi një zbulim i rëndësishëm ka tërhequr interesin e fortë të firmave të huajaa
Lajmin e bën të ditur agjencia Reutersa
Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri, tha për Reuters se qeveria e mëparshme i ka negociuar kontratat një për një me kompanitë e huaja të naftës, por tani ka ndryshuar strategjia pasi ka një interes më të mëdh nga firmat e mëdha gjatë muajve të fundita
“Disa kompani me emër kanë shprehur interes për zona të caktuara në Shqipëri, ndoshta të ndikuara nga zbulimi i fundit i Shell- Petromanas,” tha Gjiknuria
Royal Dutch Shell dhe Petromanas Energy bënë të ditur në nëntor se kanë gjetur naftë dhe gaz të cilësisë së mirë në pusin e tyre të parë në Shpirag, në jug të Shqipërisëa
Ata po vazhdojnë shpimin për të përcaktuar kapacitetin e rezervuarita
Shell, që ka 75 përqind të aksioneve, tha se rezultatet janë inkurajuesea
Gjiknuri tha për Reuters se disa blloqe naftë kanë rënë në të shkuarën në duart e gabuaraa
Nafta bruto, e nxjerrë në Shqipëri në vitin 2013, arriti në 1a2 milion tona Nga këto 1a05 i nxori Bankers Petroleum, 87 mijë Stream Oil dhe 37 mijë Albpetrola Të tjerat i nxorën 3 firma të huajaa
Agjencia Kombëtare e Burimeve Njerëzore është në proces rekrutimi të një firme ligjore për të këshilluar për kontratat aktuale në këtë fushëa
Gjiknuri tha se ky është një veprim logjik kur një kontratë ka probleme, por nuk dha emraa
Source: Tema – Aktualitet