Partia Demokratike nis zyrtarisht procesin e anëtarësimeve të reja në degën e saj në Tiranë, duke zyrtarizuar kështu edhe nisjen e ri-organizimit të saja Megjithëse ende nuk ka një udhëzim të veçantë mbi mënyrën sesi do të organizohet dega më e madhe e PD-së në vend, burime nga kjo parti konfirmojnë se pas përfundimit të procesit të anëtarësimeve do të përcaktohet edhe organizimi dhe drejtimi i saja Në këtë kuadër, një nga variantet e diskutuara është ngritja e një strukture koordinatorësh, të cilët do të zëvendësojnë kryetarët aktualë të nëndegëve dhe bashkë me drejtuesit e seksioneve dhe grupseksioneve do të përbëjnë hallkën më të rëndësishme në organizimin dhe funksionimin e kësaj degea Burimet shprehen se referuar edhe shtrirjes së gjerë dhe numrit të lartë të banorëve në Tiranë, nuk përjashtohet mundësia që për cdo zonë të ketë dy koordinatorëa
Në kuadër të çeljes së procesit të anëtarësimeve të reja, kreu demokrat Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me koordinatorët e njësive bashkiake të Tiranës dhe rrethit të Tiranësa Basha ka prezantuar udhëzimin mbi procesin e regjistrimeve të reja në PD, ndërsa ka kërkuar pranimin e çdo qytetari që do të anëtarësohet në forcën më të madhe politike të opozitësa Burimet shprehen se Basha ka kërkuar nga të pranishmit ofrimin gjithashtu të të gjithë ish-kontribuesve në PD, pavarësisht distancimit që mund të jetë krijuar mes tyre dhe strukturave të PD për shkak të qejfmbetjeve apo faktit se mund të jenë ndier “të lënë pas dore”a Duke përdorur shprehjen se PD është shtëpia e lirisë, Basha u shpreh se askush nga personat përgjegjës në këtë proces regjistrimesh nuk duhet të pengojë apo të mërzisë përmes sorollatjeve personat që do të duan të bashkohen në këtë proces riorganizimi duke dhënë kontributet e tyrea
Në vijim në këtë takim që ka zgjatur për rreth 45 minuta janë prezantuar koordinatorët të cilët do të ndjekin procesin e riorganizimit të kësaj partiea Referuar edhe udhëzimit të fillim prillit ku janë përjashtuar deputetët apo të zgjedhurit vendorë nga ky proces, Koordinatorë të PD-së në Tiranë do të jenë ish-deputetët Tritan Shehu dhe Jemin Gjana, Koordinatorja për Marrëdhëniet me Publikun Grida Duma, ish-drejtori i Departamentit Antikorrupsion në Kryeministri, Ivi Kaso, ish-drejtori i Tatimeve, Gazmend Spahia, ish-drejtoresha e AIDA-s, Eneida Guria dhe Genti Minarollia
PD numëron rreth 30 mijë anëtarë në Tiranë, ndërkohë që parashikohet rritja e këtij numri për shkak të angazhimit të simpatizantëve të cilët deri tani nuk kanë pasur teserëa Në intervistën e fundit për mediat, kreu i PD, z Basha deklaroi se parashikohet përfundimi i zgjedhjeve në të gjitha degët, përfshi Tiranën, në muajin maj dhe në qershor do të mblidhet Kuvendi Kombëtara Ky kuvend do të zgjedhë fillimisht Këshillin Kombëtar dhe do të miratojë, nëse do të ketë ndryshimet në statusin e selisë blua Më pas do të jetë këshilli Kombëtar, i cili do të zgjedhë strukturën e re drejtuesea
Për herë të parë me udhëzim të selisë blu bëhet ndarja e mandateve mes drejtuesve të degëve dhe të zgjedhurve në postë të pushtetit lokala “Në propozimin e kandidatëve për kryetar dege të PD të respektohet mospajtueshmëria e mandatit të kryetarit të degës së PD me mandatin e të zgjedhurve: deputet, kryetar, këshill qarku, kryetar bashkie, kryetar komune”, thuhet në udhëzimin e PDa
dokumenti përcakton gjithashtu një afat prej 45 ditësh nga dita e sotme për të bërë procesin e analizës dhe zgjedhjet në seksione, grupseksione dhe degëa
Source: Tema – Aktualitet