Nuk ka mjekër, pantallona të shkurtër e as nuk përshëndet me “selam”, por tashmë është njëfarë veterani kosovar i luftës së Sirisëa Një muxhahedin i kthyer kohë më parë nga llogoret e luftës në Siri, që vjen nga një qytet i vogël kufitar i Kosovës, në një rrëfim për Express pranon ta ndajë përvojën e tij në “tokën e Shamit”, por pa fotografi e pa iu zbuluar emria
“Një rrugë e lehtë për të shkuar, me shpenzime të paguara, por një jetë e rëndë për ta jetuar atje”, kështu e nis përshkrimin e përvojës së tij prej muxhahedini kosovar, 27 vjeçari, i cili tani thotë se po tenton të rikthehet në jetën që bënte dikura Ai kishte punuar si kamerier për afro një dekadëa
Thotë se nuk di të punojë mirë në Facebook, por i ndjek mediat, e sidomos shkrimet për luftën në Siria
“Po ka shumë të pavërteta për atë luftëa As për së afërmi nuk mund të përshkruhet se çka po ndodh atjea Lufta e Kosovës është si një lojë karshi asaj që po ndodh në Siri”, thotë ky muxhahedin për Expressa
Ai pranon që në luftën e Sirisë ka kosovarë, por edhe të tjerë, që shkojnë të motivuar nga interpretimet radikale të imamëve, që ka edhe të tillë që shkojnë për të fituar para, por vetë thotë që nuk ka shkuar krejtësisht as për njërin e as për tjetrin motiva
“Unë nuk jam i rregullt me namaz (rituali islam e faljes ndaj Zotit që bëhet pesë herë në ditë)a Shkoj veç në xhuma, dhe kështu kam bërë edhe para se të shkoj në Siri, kështu vazhdoj edhe sota Me këta mjekrat nuk kam ndejt, as atëherë e as sot nuk rri shumë”, rrëfen aia
Dëshiron t’i kthehet profesionit të vjetër
Ky i ri kosovar, që po e lyp punën e kamerierit në qytetin e tij të vogël, thotë se janë dy motive që e kanë shtyrë të shkojë në Siria
“Si kamerier kam pasur kohë të lirë shpesh edhe kam hy në interneta Për mua kanë qenë tronditëse videot me krimet që Assadi po u bënte fëmijëve në Siria Doja ta luftoja atë qenie kriminalea Por, doja ta provoja edhe vetë ndjenjën e luftës, pasi që kur u bë lufta e Kosovës isha shumë i ri për të marrë pjesë në të dhe ndihesha sikur kam diçka mangut”, shprehet ai për Expressa
Një rrugë e shkurtër dhe e lehtë për t’iu bashkëngjitur xhihadit në Siri, por e vështirë për ta bërë atë jetë, kështu e përshkruan ai involvimin në luftën e Sirisë, konflikt që tash ka eskaluar pos në frontin islamikët kundër Asadit edhe në grupet islamike në luftë mes vete, dhe grupet islamike në luftë me Ushtrinë për Çlirimin e Sirisë, një formacion i opozitës siriane që lyp demokraci për Sirinë pas largimit të Assadita Ky konflikt tash ka prekur edhe krahinën Al-Anbar të Irakut, një krahinë ku valëvitet flamuri i organizatës terroriste “Al-Kaida”a
“Pasi që u binda që duhet të marr pjesë në këtë luftë, një të mërkurë kam shkuar në xhami te personi që të gjithë e dinim që çon njerëz për Siri dhe pas disa ditësh unë veç kam qenë në kampin stërvitor të muxhahedinëve në Alepoa Jemi nisur me aeroplan nga Prishtina në Stamboll, pastaj me një makinë që na priti nga Stambolli në kampet e refugjatëve sirian dhe prej atje e kemi kaluar kufirin ilegalisht deri në kampin në Alepo”, rrëfen i riu kosovar për Expressa
Ai thotë se rruga deri atje i kanë thënë në fillim që kushton 101 euro, shumë që e ka kursyer nga puna e tij prej kamerieri për ta paguar, por “organizatori i udhëtimit për xhihad” në fund nuk ia ka marrë paratë – ka shkuar pa asnjë shpenzima
Ai thotë që kur ka mbërritur atje, kishte një rregulla
“Kemi pasur kazermë- që ka qenë një kompleks banesor, me kushte të mira, përfshirë edhe rrymën e internetin si dhe ushqim të mjaftueshëm”, thotë aia
Ka dëshirë të bëhet pjesëtar i FSK’së
Ky i ri kosovar i cili ka një dëshirë të flaktë: t’iu bashkëngjitet Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), nëse do t’i jepej mundësiaa Ai thotë se në kampin stërvitor në Alepo kanë bërë përgatitje për luftë prej 20 ditësh, por tërheq vërejtjen se nuk janë paka
“Ushtrimet kanë qenë intensive, tërë ditën, sa që pas 10 ditësh u bindëm se mund të hidheshim në frontet e luftës”, thotë ai dhe përmend që instruktorët që i mësoni me përgatitje fizike në përdorimin e armatimit, kryesisht flisnin turqishta
Mohon që të ketë marrë pagesëa
“Ndoshta ka pasur mercenarë atje, por unë nuk kam marr asnjë centa Unë nuk kam vjedhur, madje as nuk kam parë për tre muaj në front asnjë vjedhjea Komandanti i skuadrës sime prej 8 ushtarësh na kishte thënë që është haram të vjedhim”, thotë aia
Në kamp, thotë ai, i kanë pasur të gjitha të mirat që u janë dashura
“Sistemi i luftimeve atje janë të përcaktuara po thuajse shumë saktëa Afro 15 ditë duhet të jesh në front, pastaj të takojnë 5 ditë pushim”, rrëfen aia
“Luftimet kanë qenë të ashpraa Është luftuar deri në 50 metra afërsi, në qyteta Kushdo që shpëton prej atyre luftimeve është thjesht që Zoti s’ka thënë që ai person të vdes”, rrëfen ky i ri kosovar për Expressa
Takova rreth 80 kosovarë në Siri, Lavdrim Muhaxeri është veç përgjegjës, jo komandant
Ky i ri kosovar thotë që nuk është ishte i vetmi shqiptar i Kosovës në këtë luftëa
“Atje i kam parë e fol me afro 80 shqiptarë të Kosovësa Janë prej krejt regjioneve”, thotë aia
Sipas tij, i përfoluri si komandant i shqiptarëve në Siri, Lavdrim Muhaxheri nga Kaçaniku, nuk është tjetër pos një përgjegjës për taa
“Ai nuk është komandanti i shqiptarëvea Ai vjen edhe të pyet si je dhe mos po të duhet diçka, kurrgjë më shumëa Lavdrimi garanton për ty që mos je spiun, sepse ka pasur edhe tendenca nga spiunë për t’iu bashkuar luftësa Unë kam pasur një komandant që ka folur turqisht”, thotë ai, dhe habitet se pse po bëhet çështje pjesëmarrja e shqiptarëve në luftën e Sirisëa
“Po në këtë luftë ka prej krejt botësa Ka shumë prej Europësa Bile më së shumti ka myslimanë prej Anglisë që janë në xhihada Ka edhe serbë myslimanë nga Beogradi në atë luftë”, thotë ai, por konfirmon që për tre muaj nuk ka takuar asnjë jo-mysliman që iu ka bashkuar kësaj luftea
Kjo luftë nuk na përket neve
Në Siri tash dihet që ekzistojnë së paku tri formacione të mëdha në luftë kundër Bashar- Al Asadit, Shteti Islam i Irakut dhe i Shamit (ISIS), i njohur edhe e si “Deuleja”, ku Lavdrim Muahxeri është njëri nga komandantët, grupi i afërt me “Al-Kaidan”- ‘Xhabhatu Al-Nusra” grupe që synojnë një Siri me Sheriat Islam dhe Ushtria për Çlirimin e Sirisë, një formacion që në mënyrë të heshtur ndonjëherë përkrahet dhe nga Perëndimia Dy grupet e para, megjithëse punojnë mbi parimet e “Al-Kaidas”, çuditërisht në kohën e fundit janë duke zhvilluar luftime të përgjakshmea
Këto përplasje janë edhe njëra ndër arsyet që muxhahedini kosovar që rrëfen për Express ka vendosur ta braktisë atë luftëa
“Në fillim kemi qenë krejt bashkë, “Deuleja”, “Al Nusra” e Ushtria për Çlirimin e Sirisëa Tani filluan me u përplas mes vete dhe situata u komplikuaa Nuk mendoja që duhet të qëndroj më në këtë luftë”, thotë aia
Ai thotë se muajin e fundit të luftimeve në Siri, nga tre muaj sa ka qëndruar atje, e ka kaluar në gjirin e grupit paramilitar islamik “Xhabhatu Al-Nusra”, një formacion që tash për tash është në luftë ta hapur me “Deulen”, ku komandon edhe Lavdërim Muhaxheria
Pavarësisht kësaj, thotë se me Lavdrimin ruan raporte korrekte, edhe pse nuk komunikojnë shumëa
“Një ditë ma kish çuar një selama Kish vet se qysh jam”, thotë ky muxhahedin, i cili njerëzve të rrethit të Lavdërimit ju referohet si “mjekrat”a
I pyetur tash për rrjedhën e kësaj lufte, ky muxhahedin, thotë se atje rezistenca kundër Assadit ka dështuar nga luftërat e brendshmea
“I vetmi që po fiton atje është Assadi”, thotë ky i ri kosovara
E pamundur, por thotë që po të mund ta kthente kohën mbrapsht kurrë nuk do të shkonte për të luftuar në Siria
“Jam penduar që kam shkuar atjea Nuk është lufta të cilës i përkasim”, thotë ai për Expressa
Source: Tema – Kryesore