Xhenieri Ilir Dhimo, efektiv në Ministrinë e Mbrojtjes ka pranuar para hetuesve se i ka shitur Pëllumb Dacit një sasi prej 40 kg eksploziv C4a
Dhimo, është pjesë e grupit të cilit iu sekuestrua një sasi e madhe eksplozivi dhe ka dhënë shpjegimet e tij, duke pranuar se në poligone të ndryshme si Bizë e Martaneshit, Qafë e Barit, Zgarë Librazhd, Bigas në Skrapar ka siguruar sasi të ndryshme lënde plasëse plastike dhe municionesh të cilën ia ka shitur të dyshuarit Daci, sa here që e porosiste,shkruan “GSH”a
Sipas tij, 1 kg C4 e shiste 2 mijë lekë dhe Pëllumb Daci i kishte thënë se do ta përdorte për gurorea Dëshmia e tij, kundërshtohet nga i dyshuari Daci, i cili pranon njohjen me Dhimon, por kurrsesi që të ketë blerë prej tij eksploziva Katër të dyshuarit për mbajtjen e sasisë prej afro 100 kg c4 do të qëndrojnë në qeli, ndërsa hetimet për të implikuar të tjerë në veprimtarinë kriminale vijojnëa
Source: Tema – Aktualitet