Mazhoranca parlamentare rrëzoi dekretin e presidentit Bujar Nishani për kthimin e ligjit për ILDKP për diskutim në Kuvenda Debati në lidhje me ndryshimet në ligj, të cilat nuk u dekretuan nga Nishani, kanë të bëjnë me mënyrën e zgjedhjes së Inspektorit të Përgjithshëm të ILDKP, ku sipas variatit të ri kandidatët propozohen dhe zgjidhen nga Kuvendia Opozita akuzoi gjatë debatit parlamentar mazhorancën se kapi këtë institucion me synimin e vetëm për të fshehur pasuritë e saja Përkundër akuzave të opozitës deputetja socialiste Vasilika Hysi tha se Kreut të Shtetit iu hoq një kompetencë që nuk ia jep Kushtetua dhe ligjia
“Presidenti aktual Bujar Nishani nuk u ndje kur ishte pjesë e Qeverisë që shkeli nenin 92 për heqjen e kompetencës së Presidentit për Amnistinëa Tani Nishani thotë se i është shkelur një kompetencë që nuk e kaa ILDKP nuk është një organ Kushtetues, ILDKP institucion i ngritur me ligj”, tha Hysia
“Presidenti është kryetar i shtetit, ai ka pushtet aq sa i jep kushtetuta dhe ligjia Ja grabisni për të shëndërruar ILDKP në institucionin e fshehjes së pasurisë, e terrorit ndaj grupeve dhe kundërshtartëve tuaj”, tha ish- Kryeministri Berisha në fjalën e tij në Kuvenda Sipas Berishës kjo që po ndodh në Parlament është dëshmi se vendi ka vetëm një zgjidhje protesta, greva, demonstrata në të katër anët e vendita
“I morët Presidentit emërimin dhe zhvillohet doktrina e paturpësisë së paimagjinueshme, të thuhet që Presidenti nuk është pushteta Nuk ka mashtrim më të madh se kjoa Si mor s’qenka pushtet Presidenti? Presidenti është Kryetar i Shtetit, ai ka pushtet aq sa i jep kushtetuta dhe ligjia E grabitët për të shëndërruar ILDKP në institucionin e fshehjes së pasurisëa Vetëm një mendje e sëmurë si e Edi Ramës që urdhërohet nga zërat e brendshëm mund të bëjë një gjë të tillë, për gjyqtarëta Ndërkohë që atij vetë i lartësohet vila, pallati 5-katësh për të cilin nuk ka asnjë faturë të vetme ndërtimore e tatimore, prandaj ju duhet ILDKP”, theksoi Berishaa
Për deputetin demokrat Eduard Halimi tha se paanshmëria e këtij institucioni ka qenë qenë guri i themelit të transparencësa
“Po me këtë ligj Ju i jepni Kryeministrit që gjënë e parë që do bëjë është të emërojë atë që do kontrollojë pasurinë e tija Këtë bëri Rama sa erdhi, tani këtë gjë do ta bëj me ligja Pavarësisht se kush është Kryeministër, kush është President ai institucion është për të kontrolluar Kryeministrin dhe zyrtarëta Kryeministrin nuk e zë gjumi derisa të marrë të gjitha institucionet në dorë”, tha Halimi
Source: Tema – Aktualitet