Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka pritur zhvilluar gjatë ditës së sotme një takim me kryeprokurorin Adriatik Llallaa
Gjatë këtij takimi, Tahiri ka kërkuar që çështje të tilla si ajo e Gërdecit, 21 janarit, apo edhe zyrtarëve të lartë, si Arben Imami, të mos lihen pezulla
Tahiri ka thënë se qytetarët presin përgjigje për këto çështjea
“Konfirmoj plotësisht gatishmërinë e Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme për të kontribuar me të gjitha kapacitetet tona profesionale, në të gjitha veprimet hetimore të nevojshme, për të hapur e çuar përpara deri në dënimet penale në gjykata, të gjitha çështjet e mbetura pezull, por mjaft sensitive për rendin ligjor dhe shtetin e së drejtës;
Veçanërisht ato më të rëndësishmet, për të cilat drejtësia dhe qytetarët presin përgjigje e që ne nuk mund të lejojmë të kthehen në simbol të padrejtësisë, pabarazisë, pandëshkueshmërisë: Gërdeci, 21 Janari, evazioni fiskal me tatimet në rendin e miliona eurove, zyrtarët e lartë, ndoshta nivelet më të larta, të kallzuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion etj”, tha Tahiria
Tahiri gjatë fjalës së tij vuri theksin në bashkëpunimin dhe bashkërendimin e punës mes dy institucioneve, përfshi këtu edhe atë që e quajti si pastrim të agjensive ligjzbatuesea
“Ne duhet të punojmë bashkarisht në pastrimin agjencive ligjzbatuesea Deri tani janë proceduar mbi 180 punonjës policiea Për ti dhënë një tjetër ritëm hetimeve proaktive kemi rënë dakord me kryeprokurorin të ngremë një grup pune të nivelit të lartë, po kështu për luftën kundër krimit dhe trafikut të lëndëve narkotike kemi ngritur një grup pune”, tha Tahiria
Në vijim ai shtoi se takimet e përbashkëta mujore të drejtuesve të policisë dhe prokurorisë do i japin substancë bashkëpunimit të domosdoshëm institucional dhe në mënyrë reciproke do na mbajnë të detyruar tu përgjigjemi përgjegjësive duke shmangur çdo burokracia
“Prej pak muajsh drejtuesit e policisë janë porositur të mbajnë shënim fatin e procedimevea Përfundimet e këtij vlerësimi ja kam bërë të ditur presidentit dhe ministrit të Drejtësisëa Pasuria e pajustifikuar e zyrtarëve të lartë apo individëve që kanë zhvilluar krime cënojnë rëndë barazinë para ligjin duke ricikluar krimin në shoqëri ndonjëherë në politikë dhe vendimmarrjen publikea Për këtë arsye vlerësojmë disponibilitentin e prokurorisëa Konfirmoj gatishmërinë e Policisë së Shtetit për të kontribuar me të gjitha kapacitetet tona profesionale për hetimet,” u shpreh Tahiria
Llalla theksoi se lufta ndaj krimit nuk është një sfide e lehtëa
“Prokuroria mbështet strukturat policore për të zbatuar me rigorozitet ligjina Sfida jonë e përbashkët mbetet përballja me krimina Nuk është një sfidë e lehtë, por plotësisht e përballueshme nga nea Takime si ky i sotmi janë të rëndësishëm për të diskutuar mbi luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar të cilat janë edhe prioritet për integrimina E gjej me vend të vlerësoj disa aspekte të këtij bashkëpunimia Së bashku kemi arritur të realizojmë operacione shumë të rëndësishmea Ka edhe problematika që punojmë dita ditës ti zbusim dhe eliminojmë”, tha Llalla
Ai tha se “Prokuroria është e prirur të ofrojë bashkpunim të plotë për strukturat policore përsa i përket zbatimit rigoroz të ligjita Kjo është mëyra e vetme për të pasur rekorde pozitive përballa gjykatës”a “Fale bashkëpunimit tonë janë vendosur përpara përgjegjësisë ligjore në nivele të ndryshme, prokurore, gjyqtarë, grupe të ndryshme kriminale, në kohën që kemi në proçes hetimi mjaft raste, të cilat mbase do të rezultojnë të suksesshme e mund të kenë ndikim në të ardhmen europiane të vendit”a
Gjatë fjalës së tij, ai përmendi edhe rezultatet e analizës per bashkepunimin e Prokurorisë dhe Policisëa
“Ka rritje të efektivitetit, të shpejtësisë së veprimeve, cilësisë së referimit të veprës penale, mënyren e kërkimit dhe marrjes së provave, së bashku kemi arritur të realizojmë operacione të rëndësishmë, të cilat kanë pasur si objekt goditjen e strukturave të ndryshme kriminale”, shtoi Llallaa
Prokurori i Përgjithshëm tha se “Prokuroria dhe Policia e Shtetit janë përfituesit të drejtpërdrejtë të disa prej projekteve evropiane dhe amerikane për forcimin e teknikave të hetimita Falë tyre kemi formësuar disa elementë të cilat na afrojnë me standardet europiane”a
a
Source: Tema – Aktualitet