Këshilli i Ministrave vendos shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor Skelë – Uji i Ftohtë, bashkia e Vlorësa
Sipas këtij vendimi, shpronësimi bëhet në favor të bashkisë së Vlorësa Ndërsa pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, do të kompensohen në vlerë të plotë, për pasuritë truall, me një vlerë të përgjithshme prej 125 402 689 (njëqind e njëzet e pesë milionë e katërqind e dy mijë e gjashtëqind e tetëdhjetë e nëntë) lekësh, për pasuritë ndërtesa, me vlerë të përgjithshme prej 99 832 942 (nëntëdhjetë e nëntë milionë e tetëqind e tridhjetë e dy mijë e nëntëqind e dyzet e dy) lekësha
Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 225 235 631 (dyqind e njëzet e pesë milionë e dyqind e tridhjetë e pesë mijë e gjashtëqind e tridhjetë e një) lekësh, dhe shpenzimet procedurale, në vlerën 645 000 (gjashtëqind e dyzet e pesë mijë) lekë, do të përballohet nga “Fondi i Zhvillimit të Rajoneve”, planifikuar në buxhetin e vitit 2014, për Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturësa
Shpronësimi do të fillojë më 2a6a2014, ndërsa pronarët do të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin e plotë të pronësisë pranë bashkisë së Vlorësa
Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Vlorë, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, në bashkëpunim me bashkinë e Vlorës, do të fillojnë procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit në hartën treguese të regjistrimit sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar nga bashkia e Vlorës dhe do të bëjnë kalimin e pronësisë për pasuritë e shpronësuaraa
Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Vlorë, do të pezullojë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin kur do të realizohen procesi i hedhjes së gjurmës së projektit në hartën treguese të regjistrimit dhe kalimi i pronësisë për pasuritë e shpronësuara
Source: Tema – Aktualitet