Policia e Kukësit sekuestron 840 kilogramë kafe e ndarë në 14 thasë me nga 60 kilogramë secili, bënë të ditur burime zyrtare të Policisëa Sasia e kafesë u bllokua në afërsi të tunelit të Kalimashit në “Rrugën e Kombit”, ndërsa po transportohej drejt Tiranës a
Pas një kontrolli të ushtruar nga policia, rezultoi se drejtuesi nuk kishte asnjë dokumentacion për sasinë e kafesë që transportontea Menjeherë policia bëri arrestimin e të riut, ndërsa malli dyshohet se është futur kontrabandë nga Kosova për në Shqipëri pa paguar akcizëna
Mbi 25-vjeçarin rëndon akuza për veprën penale “kontrabandë me mallra që paguhet akcizë dhe tregtim e transportim i mallrave që janë kontrabanduar”a
Materialet e sekuestruara i kanë kaluar prokurorisë për procedime të mëtejshme për veprat penale ndërsa po hetohet nëse ka bashkëpunëtorë të tjerë në kontrabandimin e kafesë
Source: Tema – Aktualitet