Komisioni Evropian ka pranuar se është i shqetësuar për ekzistimin e disa procedurave të lehtësuara për dhënien e shtetësisë të huajve nga ana e vendeve, të cilat gëzojnë liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropiana
Në këtë mënyrë, sipas një zëdhënësi të Komisionit Evropian, personat nga vendet e treta fitojnë mundësinë që të shmangin procedurat e Schengenit për t’u pajisur me viza dhe paraqesin edhe rrezik për sigurinë e vendeve të BE-sëa Në mënyrë të veçantë Komisioni përmend Serbinë, e cila ka pasur një skemë të tillëa
“Komisioni ka një shqetësim të përgjithshëm për versionet e ndryshme të skemave të dhënies së shtetësisë, siç është procedura e thjeshtëzuar për dhënien e shtetësisë pas një periudhe të shkurtër qëndrimia Kjo mund të paraqesë rrezik publik dhe të sigurisë për BE-në, pasi Serbia gëzon lëvizje pa viza në BEa Komisioni do t’i monitorojë politikat e tilla të natyralizimit dhe dhënies së shtetësisë nga ana e shteteve që kanë liberalizim vizash në kuadër të mekanizmave për suspendimin e vizave”, i ka thënë Radios Evropa e Lirë një zëdhënës i Komisionit Evropiana
Ai, po ashtu, ka theksuar se politika e vizave e vendeve fqinje ka një ndikim të madh në lëvizjen e imigrantëve drejt Bashkimit Evropiana
“Në rastin e Serbisë, përshtatja me regjimin e vizave të BE-së është e rëndësishme për të vazhduar përmbushjen e kritereve për liberalizim vizasha Serbia ka bërë një hap të rëndësishëm në përshtatjen e regjimit të saj të vizave me atë të BE-sëa Komisioni inkurajon Serbinë që t’i vazhdojë përpjekjet në këtë drejtim për të pasur një përshtatje të plotë”, ka thënë Komisioni Evropiana
Edhe më herët nga qarqet diplomatike në BE janë dëgjuar Kritika ndaj Serbisë për heqjen e vizave për disa shtete të tretaa Kryesisht kjo është bërë për shtetet, të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës apo e kanë tërhequr një njohje të tillëa Disa shtete të BE-së kanë raportuar rritje të shpejtë të numrit të imigrantëve ilegalë dhe azilkërkuesve pikërisht nga këto shtetea
Ndër vendet prej nga vijnë më së shumti migrantët janë përmendur Burundi, Kuba dhe Tuniziaa
Shtetas të këtyre vendeve kanë hyrë në Serbi pa viza dhe nga atje kanë kaluar në territorin e BE-sëa Serbia është detyruar t’ua kthejë vizat këtyre shteteve sepse ishte kërcënuar se BE-ja do të suspendojë liberalizimin e vizave për Serbinë që është në fuqi që nga viti 2009a
Por, vërejtje BE-ja u ka dërguar edhe disa vendeve të tjera të rajonit, përfshirë edhe Shqipërinëa
Një shqetësim tjetër për BE-në është edhe skema e ashtuquajtur “pasaportat e arta” përmes së cilave disa vende të rajonit u japin shtetësi atyre që investojnë shuma të caktuara në këto vendea Skema të tilla kanë pasur edhe disa vende anëtare të bashkimit Evropian dhe Komisioni Evropian është shprehur se ato janë ilegale sipas ligjeve të BE-sëa Prandaj Komisioni Evropian kërkon edhe nga vendet e rajonit që të përmbahen nga skema të tillaa
“Komisioni vazhdimisht u ka rekomanduar partnerëve nga rajoni i Ballkanit Perëndimor që t’i japin fund, apo të përmbahen nga vendosja e skemave ‘shtetësi për investitorët’, që njihet me termin ‘pasaportat e arta’, pasi ato paraqesin një varg rreziqesh për rendin publik dhe sigurinë e BE-sëa Në veçanti këto skema u mundësojnë qytetarëve të vendeve të treta që të marrin shtetësinë e një vendi që gëzon liberalizimin e vizave dhe në këtë mënyrë të fitojnë mundësinë për lëvizje pa viza në BE”, ka thënë një zëdhënësi i Komisionit Evropiana
Disa diplomatë të vendeve të BE-së i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se liberalizimi i vizave është bërë për t’u ndihmuar qytetarëve nga rajoni i Ballkanit Perëndimor për të udhëtuar në vendet e BE-së, e jo për të mundësuar keqpërdorime me qëllime politike apo financiare për qeveritë e vendeve të rajonita
“Duhet të punojmë së bashku që të evitojmë shndërrimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor në një derë për hyrje ilegale në BE”, ka thënë një zyrtar i BE-sëa
Komisioni Evropian vazhdimisht monitoron zbatimin e kritereve për liberalizim e vizave nga ana e vendeve të rajonita
Përshtatja me regjimin e vizave të BE-së është një prej kushteve, në të cilat Brukseli insiston gjithnjë e më shumëa Në rast të refuzimit të vendeve të rajonit për t’i përmbushur kriteret, edhe pasi të ndodhë liberalizimi, BE-ja mban të drejtën për të suspenduar liberalizimin e vizavea
Deri tash nuk ka ndodhur një gjë e tillë, por në BE thonë se vendet e rajonit nuk do të duhej të rrezikonin me heqjen e liberalizimin për qytetarët e tyre për përfitime politike apo financiarea REL
The post Serbia rrezikon liberalizimin e vizave appeared first on Lapsiaala