Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati mori pjesë në punimet e Sesionit të 124-t të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, aktivitet që përkoi me 65 vjetorin e krijimit të kësaj organizate pan-evropianea
Sekretari i Përgjithshëm i KiE-së Thorbjorn Jagland bëri një prezantim të Raportit për Situatën e Demokracisë, Shtetit Ligjor dhe të Drejtave të Njeriut në Evropë, raport i cili vë në dukje se Evropa sot është duke u përballur me krizën më serioze që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë, duke iu referuar tensioneve dhe krizës në Ukrainëa Shkaku kryesor, sipas Jagland, i aksioneve të Rusisë, aneksimit të Krimesë dhe revoltave në vend, kanë si pikënisje mosrespektimin e shtetit ligjor dhe nëpërkëmbjen e të drejtave të njeriut në Ukrainëa
Ministri Bushati vlerësoi Raportin e përgatitur nga Jagland duke theksuar se ai vë theksin jo vetëm në sfidat e kontinentit tonë, por dhe në potencialin e organizatës për ruajtjen e tri shtyllave mbi të cilat qëndron: demokracia, shteti ligjor dhe të drejtat e njeriuta Bushati u shpreh se Shqipëria ka shprehur shqetësimin e saj për sa i takon ngjarjeve të fundit në Ukrainën Lindore, duke theksuar nevojën për respektim të integritetit territorial dhe duke inkurajuar dialogun në përputhje me angazhimet e ndërmarra sipas legjislacionit ndërkombëtara
Situata në Ukrainë ishte dhe pjesë e diskutimeve gjatë drekës formale të punës, ku Ministrat shprehën vlerësim për rolin aktiv dhe konstruktiv të KiE-së në asistencën ofruar autoriteteve ukrainase, sa i takon rishikimit të legjislacionit dhe procesit kushtetuesa Gjatë këtij aktiviteti, Ministri Bushati zhvilloi takime me homologët e tij, ku u bashkëndanë mendime dhe vlerësime për thellimin e bashkëpunimit në kuadër të KiE-së
Source: Tema – Aktualitet